• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet, e mira, e keqja, e shëmtuara!

08/05/2019
Shit-blerja e votës dhe sekuestrimi i kartës së identitetit, burg nga 1 deri në 5 vjet

Nga Lutfi Dervishi

Zgjedhjet e mira janë zgjedhjet ku njerëzit përveç votimit edhe zgjedhin. Zgjedhjet e mira janë zgjedhjet ku votuesit e mirinformuar vendosin t’i besojnë drejtimin e qytetit, kandidatit që mendojnë se do të sjellë ndryshim, se do të shërbejë, se do ta bëjë qytetin më të bukur dhe më të begatë.

Zgjedhjet e mira, janë zgjedhjet ku media raporton në mënyrë profesionale, ku gazetarët janë prezent dhe nuk mjaftohen vetëm me: ai tha, ai theksoi, ai nënvizoi, ai përsëriti, ai shtoi, ai… zgjedhjet e mira janë kur raporti është i saktë, i plotë, ka këndvështrimin e njerëzve dhe të palës tjetër.

Zgjedhjet e mira janë zgjedhjet ku ka transparencë, ku shpenzimet në sheshe e në ekrane janë të kursyera dhe jo stratosferike. Zgjedhjet mira janë ato zgjedhje ku nuk ka incidente dhe ku humbësi uron fituesin dhe përgatitet për betejën e radhës. Zgjedhjet e mira duken larg.

Zgjedhjet e këqija, janë zgjedhjet ku nuk ka alternativë. Zgjedhje ku ka votim, por jo zgjedhje. Një pjesë e mirë e votuesve shqiptarë e ka përjetuar kohën ku fituesi dilte me 99% të vota dhe pjesëmarrja mbi 90% në votim raportohej pa u hapur qendra e votimit.  Zgjedhjet e këqija janë zgjedhjet ku votuesi nuk dëgjon asnjë program, por dëgjon vetëm përralla të tipit ulje taksash, tarifash dhe rritje të investimeve.

Zgjedhjet e këqija janë kur ti nuk nuk zgjedh vetë, por të tjerët zgjedhin për ty, ca më keq, kur ti nuk voton vetë, por të tjerët votojnë për ty. Zgjedhjet e këqija janë zgjedhjet ku nuk ka opozitë. Zgjedhjet e këqija i kemi në prag.
Zgjedhje të shëmtuara është situata që nuk ka zgjedhje fare. Tani mbetet të zgjedhim mes të mirës, të keqes dhe të shëmtuarës!

Related Posts

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
10 mëkatet e mëdha të protestës
Blog

10 mëkatet e mëdha të protestës

15/06/2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja
Blog

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

14/06/2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?
Blog

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

13/06/2026
E djeshmja nuk është më!
Blog

Ditmir Bushati pro protestave: PS po humbet arysen pse ekziston!

12/06/2026
7 Marsi, Artan Fuga ka një thirrje për mësuesit: Mos pranoni sutiena apo …
Blog

Koha për reforma të thella!/ 20 propozime nga Artan Fuga

12/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

19/06/2026
Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

19/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al