Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot (4 mars ) Asamblenë e PS. Mbledhja është zhvilluar gjatë pasdites në Katedralen e Kishës Ortodokse.
Burime për Ora News nga bledhja bëjnë të ditur se kryeministri Rama i ka bërë të ditur Asamblesë se nuk ka emrër tjetër për Tiranën, përveç Erion Veliajt.
“A keni një emër tjetër për Tiranën, se unë nuk kam?”, mësohet se i është drejtuar Rama të pranishmëve.
Edhe asambleja duket se ka mbështur idenë e kryeministrit Rama pasi nuk ka propozuar emër tjetër.
Më pas kreu i qeverisë shtoi se ‘Të gjithë kandidatët do ju nënshtrohen procedurave. Angazhim për 30 qershorin’.
Në lidhje me situatën politike, ku opozita ka djegur mandatet Rama ka thënë: “Zgjedhjet lokale do bëhen me ose pa ata”