• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zguro tregon çfarë i thanë tifozët pas fitores së Luftëtarit me Partizanin

29/12/2017
Zguro tregon çfarë i thanë tifozët pas fitores së Luftëtarit me Partizanin

Vangjel Zguro ka qenë një ndër lojtarët më produktivë të Luftëtarit në këtë sezon. 24-vjeçari nga Pogradeci ka zhvilluar paraqitje pozitive me gjirokastritët duke i shtuar forcë dhe grintë ekipit që drejtohet nga trajneri Hasan Lika.  Në një intervistë për “VIPSPORT.AL”, Zguro shprehet se “çelësi” i suksesit të Luftëtarit ka qenë fakti se askush në ekipin bluzi nuk e humbi besimin.
24-vjeçari është gjithashtu i bindur se Luftëtari nuk do e diskutojë mbijetesën dhe se do të kërkojë edhe më shumë se kaq në pjesën e dytë të sezonit.
-Si e përshkruani këtë pjesë të parë të sezonit për Luftëtarin?
-Pak a shumë kemi po të njëjtën ecuri si sezonin e shkuar. Jemi të kënaqur me fitoret që kemi arritur në javët e fundit.
-Në aspektin personal, jeni i kënaqur me veten?
– Pas një dëmtimi që kisha në fillim të sezonit u riktheva edhe më i fortë, por sigurisht që kam nevojë akoma për t’u përmirësuar.
-Luftëtari ka arritur të marrë rezultate pozitive gjatë javëve të fundit. Cili është “çelësi” i suksesit të ringritjes së ekipit?
-Thjesht nuk kishim një lojtar “gol” në javët e para të kampionatit, por ne e dinim që skuadra kishte kualitet dhe që golat nuk do vononin të vinin, ashtu si edhe fitoret. “Çelësi” i suksesit ishte që nuk humbëm asnjëherë besimin.
-Kush ju shijoi më shumë, fitorja ndaj Partizanit apo ndaj Kukësit?
-Ishin të dyja fitore shumë të rëndësishme dhe “shija” ishte e njëjtë.
-Çfarë ju thanë ndonjë batutë në Gjirokastër pas fitores 5-0 kundër Partizanit?
-Na thanë se me 5 golat që shënuam ndaj Partizanit kaluam edhe legjendat e Luftëtarit, Boni, Seiti, Kalluci e Braho me shokë, sepse ata kishin fituar 4-0.
-Për Bregun, Abzajn dhe Rrocën janë disa klube që kanë shprehur dëshirën për merkaton e janarit. Për ju, ka ndonjë ofertë në prag?
-Po, kam disa oferta nga ekipet e tjera të Superligës, por unë jam në kontratë me Luftëtarin edhe për 6 muaj, ndaj jam i fokusuar vetëm te skuadra ime.
-Keni arritur të bëni për vete tifozët e Luftëtarit, duke ditur edhe faktin se kishit luajtur kundër gjirokastritëve me ekipin e Pogradecit…
-Me bëhet qejfi që më respektojnë, pasi unë tashmë luaj për Luftëtarin dhe mundohem të bëj maksimumin çdo ndeshje. Ndaj gjej rastin edhe t’i përshëndes tifozët e Luftëtarit, pasi janë shumë mikpritës.
-Besoni se do të mbijetojë Luftëtari në Superligë?
– Sigurisht që besoj dhe mendoj se do realizohet mbijetesa, madje pretendojmë edhe diçka më lart se kaq në renditje.

Related Posts

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut
Sport

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

19/06/2026
Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut
Sport

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

19/06/2026
Zvicra fiton ndaj Bosnje-Hercegovinës,  Xhaka shënon në Botëror
Sport

Zvicra fiton ndaj Bosnje-Hercegovinës, Xhaka shënon në Botëror

18/06/2026
Muçi, rekordmen në Turqi, thyen çdo tabu dhe firmos një super kontratë
Sport

Në Turqi e quajnë “hakmarrje për Muçin”, Besiktas tenton “vjedhjen” e madhe ndaj Trabzonsporit

18/06/2026
VIDEO/ Barazim me gola, Çekia dhe Afrika e Jugut ndajnë pikët në Botëror
Sport

VIDEO/ Barazim me gola, Çekia dhe Afrika e Jugut ndajnë pikët në Botëror

18/06/2026
Shorti i UEFA Women’s Champions League: Vllaznia dhe Apolonia mësojnë kundërshtarët
Sport

Shorti i UEFA Women’s Champions League: Vllaznia dhe Apolonia mësojnë kundërshtarët

18/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

19/06/2026
Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

Meksika “fluturon” në 1/32, një gol i Romo “likuidon” Koren e Jugut

19/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al