Artur Zheji thotë se kriza aktuale “nuk është një konflikt grupesh, por është një konflikt personash.” Ai parashikoi në TCH se do shpërthejë një konflikt i madh dhe se Basha do të përfitojë direkt.
“Kemi të bëjmë me eleminimin e kundërshtarit. Në harkun e pak kohe, në dy vite e gjysmë nga zgjedhja e Metës president, ne kemi nga bashkimi i votave PS-LSI te një sulm i personalizuar ndaj Ilir Metës dhe prap një binar i dytë që buron nga Rama, i cili ka dhënë porosi për llastim, joshje ndaj Lulzm Bashës dhe të tjerëve”, tha Zheji.
Zheji është i mendimit se konflikti i vërtetë është midis Edi Ramës dhe Ilir Metës, e jo me Lulzim Bashën, i cili gjithsesi do të dalë i fituar nga kjo situatë.
“Gjëja më e re që do të jetë finalizimi i një konflikti radikal midis Ramës dhe Metës, ose mbajtja e këtij konflikti pezull derisa të ketë një negociatatë të vërtetë midis Ramës dhe Metës dhe jo midis Ramës dhe Bashës. Konflikti i vërtetë që do të shpërthejë nga ora në orë do të jetë Rama-Meta dhe jo Rama-Basha se nuk ka konflikt, por nuk kanë as dialog”, deklaroi Zheji.
Sa i përket qëndrimit më të ri nga partitë opozitare për t’u ulur në dialog me Ramën si kryetar i Partisë Socialiste, Zheji tha: “Është një zbythje e detyruar nga rrethanat, nga mbi forca e Ramës, nga qëndrueshmëria e Ramës. Jemi akoma në nivelet e një alibie.”