• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zidane: Më vjen keq për Interin

26/11/2020
Zidane: Më vjen keq për Interin

I lumtur për suksesin që skuadra e tij arriti në udhëtim në San Siro ndaj Interit, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, në konferencën për shtyp pas ndeshjes shkëputi një mendim edhe për ndarjen e parakohëshme nga jeta të legjendës Diego Armando Maradona, ndërsa komentoi edhe paraqitjen e Los Blancos ndaj zikaltërve. Reali fitoi 2-0 në Itali për të shkuar në pozitën e dytë në Grupin B dhe për të qenë më rehat në lidhje me kualifikimin më tutje.
“Ishte ndeshje e rëndësishme, e përgatitëm mirë. E dinim se do të ishte e vështirë, por kemi luajtur me karakter dhe kemi pasur qasjen e duhur në fushë”, u shpreh Zizu.
“Jam i lumtur për lojtarët sepse ata shpesh kritikohen kur paraqitjet tona nuk janë të shkëlqyera”. “Nuk mund të fitosh gjithmonë në futboll, e rëndësishme është të japësh gjithçka ke çdo herë dhe kjo është ajo që bëmë”.
“Duam të luajmë gjithmonë futboll të bukur dhe të marrim fitoret, por nuk është gjithmonë e mundur. Ne kemi luajtur shumë mirë javën e kaluar ndaj Villareal për 75 minuta dhe më pas kemi pësuar një gol, por njerëzit sillen sikur është katastrofë. Kështu nuk funksionon futbolli”. “Më vjen keq për Interin, pasi ata kishin luajtur mirë në ndeshjen e parë, por ky është futbolli”.
Maradona? Të gjithë jemi të trishtuar për të dhe familjen e tij. Nuk janë vetëm ata në futboll, sepse të gjithë në botë e adhuronin Maradonën. Gjithmonë e kam atë në mendje sepse isha 14 vjeç në vitin 1986 (Botërori i Meksikës), kështu që ajo që pashë të bënte në fushë ishte unike”, u shpreh Zidane.

Related Posts

U fut nga stoli dhe i dhuroi fitoren Tiranës në derbi, heroi Alvarez: Forca ime është që të…
Sport

U fut nga stoli dhe i dhuroi fitoren Tiranës në derbi, heroi Alvarez: Forca ime është që të…

25/04/2026
Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

Humbja në derbi, trajneri i Partizanit: Jam i mërzitur, kemi shumë gjëra për të përmirësuar

25/04/2026
U fut nga stoli dhe i dhuroi fitoren Tiranës në derbi, heroi Alvarez: Forca ime është që të…
Sport

U fut nga stoli dhe i dhuroi fitoren Tiranës në derbi, heroi Alvarez: Forca ime është që të…

25/04/2026
Zgjodhi Shqipërinë, Napoli e konsideron ish-mesfushorin e Italisë U-21 për në verë
Sport

Zgjodhi Shqipërinë, Napoli e konsideron ish-mesfushorin e Italisë U-21 për në verë

25/04/2026
“I kënaqur me lojën dhe rezultatin”, Shehi pas derbit: U thashë lojtarëve që do fitojmë

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”/ Deklarata e Rogertit: Më ka bërë gruan xheloze

“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”/ Deklarata e Rogertit: Më ka bërë gruan xheloze

26/04/2026
Akuza për tradhti, Megan Thee Stallion ndahet nga ylli i NBA

Akuza për tradhti, Megan Thee Stallion ndahet nga ylli i NBA

26/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al