Zjarri që ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish- repartit ushtarak ka marrë përmasa të mëdha. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë. Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, ku bashkë me banorët po punojnë për shuarjen e flakëve.









