Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Eruopian, Isabel Santos deklaroi nga Tirana se është e keqardhur nga deklaratat e Athinës zyrtare për çështjen e Fredi Belerit.
“Jam e keq ardhur për këtë lloj deklaratë nga Greqia. Aq sa di autoritete gjyqësore po bëjnë punën e tyre është një çështje që lidhte me zgjedhjet dhe diçka e keqe që është bërë, duke qenë se nuk është mbyllur nga organet gjyqësore ndaj duhet të presim vendimin e gjykatës.
Është një çështje në proces gjyqësor. Nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor bota do të ishte e tmerrshme.
Do dalim në përfundim pasi të flasë drejtësia. Po e ndjek çështjen jam mjaft e vëmendshme ndaj kësaj çështje po i ndjek informacionet, por ajo që mund të thamë është se po pres për vendimin.’- tha Santos në Tiranë”,- tha Santos.
Çështja e Fredi Belerit ka acaruar marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Vazhdimisht, ata kanë reaguar, duke tentuar të ndërhyjnë në drejtësinë shqiptare. Athina zyrtare bën presion që Beleri të lirohet dhe të betohet si kryebashkiak i Himarës, ndërsa kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë se s’do të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë.