Irena Shehu, një zysh në pension e pranishme në takimin e Sali Berishës në Gjirokastër, pyeti kryetarin e PD-së nëse kur të vijë në pushtet do t’i riktheje qytetit institucionet që i kanë ikur. Ajo bëri ironi me kryetari e bashkisë, Flamur Golemi dhe ministren Mirela Kumbaro teksa tha:
“A do të mundet PD t’i kthejë institucionet që janë larguar, përndryshe Gjirokastra do të kthehet në qytetin e qofteve, të qifqive sic ka mbetur; të këngës polifonike labe që këndohet nga prilli derisa mbaron sezoni, ku ndonjëhere për të kënaqur turistët ia merr këngës kryetari i bashkisë, ia kthen ministrja e Turizmit dhe mban iso gjithë enturazhi”, tha Irena Shehu. ©argjiroja.net