• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

100 gram tritol C4 në banesën e 34-vjeçarit, detajet e ngjarjes që trondti në mesnatë Gjirokastrën

24/01/2018
100 gram tritol C4 në banesën e 34-vjeçarit, detajet e ngjarjes që trondti në mesnatë Gjirokastrën

Një shpërthim me tritol tronditi Gjirokastrën mesnatën e kaluar. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:45 minuta në lagjen ‘Dunavati i dytë’. Eksplozivi ka shpërthyer në oborrin e banesës së shtetasit me iniciale A.L, ndërsa i plagosur lehtë ka mbetur djali i tij, shtetasi Gentjan Liti, 34 vjeç. Po kështu ka pasur edhe dëme materiale në banesë. Forca të shumta policore dhe grupi hetimor mbërritën në vendin e ngjarjes. I plagosuri u transportua për në spitalin ‘Omer Nishani’ për ndihmë mjekësore. Më pas është marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Mendohet se lënda eksplozive ka qenë rreth 100 gram tritol C4. Ky është atentat i dytë që po i bëhet Gentjan Litit. Në verën e vitit 2013, atij i ishte vendosur eksploziv në automjetin tip furgon, të parkuar pranë banesës në lagjen ‘Dunavati i dytë’. Ngja shpërthimi pati vetëm dëme materiale. 34-vjeçari me profesion kasap, ka një dyqan mishi në zonën muzeale të Gjirokastrës. Dyshimet e hetuesve janë se të dy atentatet janë kryer nga e njëjta dorë. Ato mund të kenë lidhje me aktivitetin tregtar të Gentjan Litit, çështje pronësie apo ndonjë konflikt tjetër.

Hetimet pritet të zbardhin më shumë rreth ngjarjes. Më herët gjatë mbrëmjes së djeshme një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Gjiroakstër. Punonjësi i policisë kufitare Sotiraq Alikaj ka qëlluar veten me armën e shërbimit. Ai e kreu aktin teksa ndodhej nën efektin e alkolit. 58-vjeçari ndodhet në reanimacionin e spitalit ‘Omer Nishani’. Plumbi e ka prekur shkarazi në kokë.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis
Kryesore

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

09/09/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo, ekip shumë i fortë – Balkanweb.com – News24

Dinamo, ekip shumë i fortë – Balkanweb.com – News24

09/09/2026
Shqipëria po na merr një talent të sulmit – Balkanweb.com – News24

Shqipëria po na merr një talent të sulmit – Balkanweb.com – News24

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al