• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Beleri në gjykatë, tre rrugët se si mund ta humbasë mandatin

01/08/2023
Beleri në burg, skenari se si Greqia mund të bllokojë ndihmat për Shqipërinë

Fredi Beleri u bë kryebashkiaku i parë shqiptar që u zgjodh nga qelia. Ai e mori mandatimin nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por për shkak të masës së sigurisë arrest me burg nuk mori dot pjesë në ceremoninë formale të betimit si kryebashkiak i ri.

Megjithëse akt formal, mungesa e betimit në këshillin e ri bashkiak e pengon që të ushtrojë detyrën, që aktualisht kryhet nga Jorgo Goro, i zgjedhur që në 2019-n në krye të Himarës.

Në lidhje me mandatin e fituar më 14 maj, janë tre mundësi se si Fredi Beleri mund ta humbasë. E para është përmes një vendimi të formës së prerë të gjykatës. Në këtë rast, kjo do të kërkojë pak kohë. Vetëm sot, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar çështjen për Gjykim, çështje e cila do të gjykohet nga shkalla e parë e gjykatës së posaçme.

Çdo vendim i shkallës së parë mund të apelohet në shkallën e dytë të gjykatës së posaçme, si nga ana e Belerit por edhe nga ana e SPAK.

Më pas, çdo vendim i gjykatës së posaçme të Apelit mund të jetë objekt rekursi në Gjykatën e Lartë. Është kjo e fundit që jep vendimin e formës së prerë, nëse më herët këtë të drejtë nuk e ushtron gjykata e apelit të posaçëm.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Fredi Beleri humbet automatikisht mandatin dhe KQZ duhet të shpallë datën e re të zgjedhjeve të parakohshme në Himarë.

Mundësia e dytë që Beleri të humbasë mandatin është përmes shkarkimit nga ana e Qeverisë. Kjo rrugë është zgjedhur nga qeveria në rastet e kryebashkiakëve Safet Gjici, Shukri Xhelili dhe Lefter Alla. Asnjëri prej tyre nuk e kundërshtoi ligjërisht shkarkimin nga ana e qeverisë pa një vendim të formës së prerë të gjykatave.

Në rastin e Fredi Belerit, kjo ka më pak gjasa që të ndodhë, duke pasur parasysh se Fredi Beleri mund ta kundërshtojë nëse më parë nuk ka vendim gjykate të formës së prerë, si dhe reagimin e mundshëm të Greqisë për këtë rast.

Rruga e tretë që Beleri të humbasë mandatin është që të firmosë dorëheqjen pa hyrë asnjë ditë në zyrë. Një precedent i tillë është regjistruar në vitin 2019 me rastin e Valdrin Pjetrit në Shkodër.

Related Posts

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shkurta eliminohet nga BBVK 4, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt

Shkurta eliminohet nga BBVK 4, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al