• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Auron Tare: Pas dhëndrit të Donald Trump ka njerëz më të rëndësishëm se ai, në Sazan i çova unë

26/03/2024
Auron Tare: Pas dhëndrit të Donald Trump ka njerëz më të rëndësishëm se ai, në Sazan i çova unë

Auron Tare, thotë se ka qenë ai i pari që i ka çuar dhëndrin e Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, vajzën e Trump, Ivankën, në Sazan. Ai u shpreh se është pro projektit dhe e mbështet atë.

Sipas Tares, pas këtij projekti ka njerëz edhe më të rëndësishëm se vetë Kushner që janë pjesë e financave botërore. Kjo është një nga arsyet sipas tij, pse projekte të tilla janë të rëndësishme. Ai theksoi se personalisht nuk ka asnjë interes personal dhe këtë e bën për vendin për arsye sepse ka jetuar për disa kohë në Sazan për të kuptuar se çfarë mund të bëhet për ta zhvilluar atë zonë.

Auron Tare: Pse erdhën këta njerëz dhe pse unë i çova, i ftova sepse ata nuk e dinin fare ku binte Sazani për hir të së vërtetës.

Blendi Fevziu: Ti i çove domethënë i pari?

Auron Tare: Si urdhëron. Biles kam marrë disa telefonata nga njerëz që ishin shumë të revoltuar sepse mendonin se unë i kam çuar për një biznes privat dhe nuk e kuptoj që për të bërë diçka për të mirën e vendit tënd mund ta bësh edhe pa asnjë lloj interesi personal. Unë sot jam qytetar, jetoj në Amerikë nuk kam lidhje fare me këtë projekt. As Rama nuk më ka thirrur e as ai nuk më ka thirrur për të marrë mendje.

E kam bërë për vendin tim sepse kam kaluar një pjesë të mirë të kohës atje për të kuptuar çfarë mund të bënim. Prandaj i thirrëm nëpërmjet një mikut tim dhe i thamë kjo ka qenë koncepti jonë, për të ruajtur gjithë ishullin, dhe për të ruajtur një lloj nuklusi investimi të fortë ku duhet të dini diçka, nuk është vetëm Kushneri aty mbrapa. Aty janë disa njerëz shumë të rëndësishëm, më të rëndësishëm se Kushneri vetë.

Blendi Fevziu: Të financave botërore?

Auron Tare: Të financave botërore, të cilët janë pjesë e kësaj gjëje. Janë disa njerëz shumë të rëndësishëm. Nuk janë vetëm fondi i arabëve, janë edhe fonde të tjera. Janë edhe njerëz të tjerë të përfshirë me qeveri të tjera e tjerë, e tjerë. Për mua, i cili ka katër vjet që publikisht është kundër qeverisë për Butrintin, unë po ta mbroj publikisht dhe nëse kjo ndodh do të jetë një gjë shumë e mirë për Shqipërinë dhe për turizmin e Vlorës nëse kjo ndodh.

Pra nëse ne kemi mundësi të thërrasim këta lloj njerëzish, këto lloj markash si Amani, dhe këto lloj lidhjesh politike sepse janë edhe investime politike. Nuk mund ta mohojmë që është lidhje politike dhe të kesh lidhje të nivelit kaq të lartë të financave botërore me këtë projekt unë mendoj, mund të jem i gabuar, unë mendoj që është shumë e rëndësishme dhe për këtë punë jam investuar dhe e them publikisht, e mbështes.

I pyetur nëse ka shanse të bëhet, Tare tha se “shpreson që po”, por është skeptik pasi investimi është shumë i madh. Sa i përket qytezës në Sazan, Tare tha se pjesa më e madhe aty është bërë nga italianët, sovjetikët dhe kinezët.

“Mi dhe lepuj ka dhe interesante është që ka shqiponja, i vetmi vend që nuk i vrasin se nuk ka njerëz se në vendet e tjera i vrasin”, e përfundoi ai fjalën e tij.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është Genta Ismajli gati për një rikthim surprizë në muzikë?

A është Genta Ismajli gati për një rikthim surprizë në muzikë?

27/12/2025
Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al