• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja e Eraldo Nevruzit, gjendet e braktisur në Sarandë “Audi” me targa angleze e autorit

07/06/2024
Vrasja e Eraldo Nevruzit, gjendet e braktisur në Sarandë "Audi" me targa angleze e autorit

Policia në Sarandë ka gjetur të braktisur makinën e autorit të vrasjes së Eraldo Nevruzit, ngjarje e ndodhur pak pas mesnate në Dhërmi. Automjeti sipas policisë është gjetur në një parking në lagjen nr.4 të Sarandës, në afërsi të Portit Detar të qytetit.

Burime për mediat bëjnë me dije se makina e braktisur është me targa angleze dhe dyshohet se i përket 43-vjeçarit Gerald Shehu i cili pas krimit fshehu trupin e Nevruzit dhe u arratis drejt Greqisë për tu arrestuar pak më vonë nga policia vendase. Shehu kishte destinacion përfundimtar Anglinë por është kapur nga policia në aeroport. Raportohet se Gerald Shehu ishte bashkëpronar në hotelin ku punonte recepsionist viktima.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës në Angli ku viktima dhe autori jetonin, ose për një konflikt të çastit pak para krimit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Dhërmi dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ju informojmë se:

Falë një sërë informacionesh kyçe të siguruara nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e autorit të dyshuar, dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet ndërkombëtare, veçanërisht me Policinë greke, është bërë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit G. Sh., i cili dyshohet të jetë autor i kësaj ngjarjeje kriminale.

Po si rezultat i veprimeve hetimore, në lagjen nr.4, Sarandë, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i automjetit tip “Audi”, i dyshuar i përdorur nga autori në këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon punën intensivisht, në koordinim me Prokurorinë, për gjetjen e shtetasit E. N. dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Dramë në Torino, Fiore nxjerr Juven nga Champions, Spalletti: Ndeshje e shëmtuar, do flas me Elkann

VIDEO/ Dramë në Torino, Fiore nxjerr Juven nga Champions, Spalletti: Ndeshje e shëmtuar, do flas me Elkann

18/05/2026
VIDEO/ Dramë në Torino, Fiore nxjerr Juven nga Champions, Spalletti: Ndeshje e shëmtuar, do flas me Elkann

VIDEO/ Dramë në Torino, Fiore nxjerr Juven nga Champions, Spalletti: Ndeshje e shëmtuar, do flas me Elkann

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al