• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fevziu tregon gabimet që “fundosën” Ilir Metën

21/10/2024
Blendi Fevziu tregon përse nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu, ka komentuar arrestimin e llir Metës, veprim për të cilin tha se nuk i pëlqeu për mënyrën se si ndodhi, teksa mund të ishte zgjedhur një formë tjetër. Në një bisedë në studion e Klan News me gazetarin Besar Jacaj, Fevziu përmendi 2 gabime politike që ka bërë Ilir Meta.

“Unë mendoj që politikisht gabimet e Metës ishin dy; E para, largimi nga koalicioni me Berishën në 2013 duke menduar që Berisha e kishte humbur pjesën më të madhe të mbështetjes dhe duke menduar që duke shkuar këtej do krijonte përshtypjen publike që pushteti shkon nga shkon Meta. E sidomos në 2017, sepse largimi nga koalicioni me Ramën që ishte një lloj basti politik i Metës duke menduar që bërë një lëvizje Rama do të humbte, sepse nuk mendonte askush që Rama do merrte 71 vota i vetëm. Meta mendonte që me votat e veta do të luante ai përcaktuesin e fatit të qeverisë, qoftë me Bashën, qoftë me Ramën. Kjo nuk ndodhi sepse Rama i mori 71 mandate vetë që ishte moment i çuditshëm.

Pas kësaj, ishte gabim në gjykimin tim, mungesa e bashkimit me PD në zgjedhjet e 2021 që të kishin dalë me një listë të vetme do kishte qenë më efikase. Megjithëse atëherë ishte vonë.

Nga ana tjetër, duhet thënë që Meta ishte nga politikanët që e konsideroi gabim largimin nga Parlamenti”.

Por përtej këtyre dy gabimeve, Fevziu thotë se karriera e Ilir Metës mori të tatëpjetën kur pranoi që të bëhej President i Republikës në vitin 2017.

“Unë mendoj që Meta ka bërë një gabim madhor përtej të gjithë këtyre, që pranoi të shkonte President në 2017. Meta ishte një lojtar në lojë. Në momentin që shkon president, je një lojtar që s’ke as fanelë, as mjete, madje as fushë ku të luash. Sepse President njeriu shkon në mbyllje të karrierës së tij. Kështu që Meta bëri një gabim fatal. Në qoftë se Meta do të kishte marrë presidentin, do të kishte mbyllur karrierën e tij si President dhe do ishte larguar, nuk do të kishte pasur një tjetër”.

Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga fama te rruga: Tylor Chase refuzon ndihmën dhe jeton në kushte ekstreme

Nga fama te rruga: Tylor Chase refuzon ndihmën dhe jeton në kushte ekstreme

25/12/2025
NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al