• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfimi i shoferit të Metës: Mendoja se ishte atentat dhe do na vrisnin. E goditën nga koka (VIDEO)

21/10/2024
Rrëfimi i shoferit të Metës: Mendoja se ishte atentat dhe do na vrisnin. E goditën nga koka (VIDEO)

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca ka qenë një nga dëshmitarët e momentit të arrestimit të ish-Presidentit, pasi po drejtonte automjetin ku gjendej Ilir Meta.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Artemis Peca thotë se efektivët e policisë i kanë ndaluar në mes të rrugës të armatosur teksa shton se sipas tij, i kanë nxjerrë në mënyrë çnjerëzore nga makina.

Artemis Peca: Me Metën kemi qenë në makinë, kemi udhëtuar prej 2 orësh në Kosovë, ishim për qejf në Kosovë dhe bëmë dhe takime partie me kryetarin e PL-së së Kukësit.

Blendi Fevziu: Ju në orën 10 jeni nisur nga Prevalla. Në çfarë rrethanash u ndaluat?

Artemis Peca: Rrethana komplet… Një akt kriminal, një akt i tmerrshëm. Nuk na ka bërë shenjë të ndalohemi, na kanë bllokuar rrugën. Unë isha në timon, vetëm unë dhe Meta.

Blendi Fevziu: Pse nuk ishte Garda?

Artemis Peca: Ne ishim në fundjavë, kishim takime partie. Unë si sekretar organizativ, jam i detyruar që ta shoqëroj. Erdhën nga ana e të dyve, ishin të armatosur me kallashnikov, na hapën të 2 dyert në mënyrë çnjerëzore. Makina nuk ka “lock door” dhe hapet lehtësisht dhe nga jashtë dhe na hapën të dy dyert direkt dhe na thanë që do të vini me ne. Meta vetëm ka thënë se kush jeni ju, na jepni një vendim. Ata as nuk na dhanë një vendim dhe as një dokument, asgjë.

Nuk është e vërtetë deklarata e policisë. Më kanë shoqëruar dhe mua, më kanë nxjerrë në mënyrë çnjerëzore, më kanë përplasur dhe më kanë vënë prangat. Ishin të maskuar. Metën e kanë shoqëruar me makinën e bardhë. Nuk kanë thënë që jemi policia. Mendoja që pengmarrje apo atentat që mund të na vrisnin.

Blendi Fevziu: A i bënë komunikim Metës?

Artemis Peca: Vetëm e futën në makinë. E kanë goditur Metën me forcë nga koka. Meta nuk është njeri i thjeshtë. As nuk është kriminel. Nuk ka pasur kundërshtim. Pastaj kam ndejtur 40 minuta me pranga në duar. Ata bënin sikur bënin video dhe foto. Ne na ndanë që në fillim nga Meta. Unë kërkova që të më lironin prangat, më linin me pranga dhe ushtronin presion. Pastaj m’i hoqën prangat dhe më thanë që do të rrish këtu. Ata nuk e dinin se çfarë do të bënin me mua. Më mbajtën aty deri në momentin që është shoqëruar Meta. Më pas shkova tek PL për të marrë pjesë në konferencë.

Related Posts

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit
Lajme

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

13/05/2026
Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do
Kryesore

Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do

13/05/2026
Nesër seanca në Kuvend, interpelancë me Ramën dhe 4 ministra
Kryesore

Nesër seanca në Kuvend, interpelancë me Ramën dhe 4 ministra

13/05/2026
Një thirrje për bizneset në Ksamil: Mos i largoni ata që ju mbajnë me bukë se nuk janë budallenj. Më pak grykësi dhe me shumë zgjuarsi!
Kryesore

Qeveria miraton shtesat në rregulloren për stacionet e plazhit, kontratat për sezonin 2026 do të lidhen në qershor

13/05/2026
Qeveria mbyll shkollën “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër
Kryesore

Qeveria mbyll shkollën “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër

13/05/2026
Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi
Kryesore

Gjirokastra po zbrazet, qarku me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

Egnatia, Dede: Humbje e hidhur në finalen e Kupës, por ky është futbolli

13/05/2026
Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al