• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arrestimi i Metës, Baton Haxhiu: Veprimet e policisë “banditeske”, i kanë marrë fytyrën Policisë së Shtetit

21/10/2024
Baton Haxhiu: Ja kë do zgjidhja si ministër të Brendshëm po të isha në vend të Ramës

“E patolerueshme, ky rast e ka viktimizuar Metën,” kështu ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan Baton Haxhiu.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se veprimet e policisë në arrestimin e Ilir Metës ishin joprofesioniste, teksa i quajti “banditeske”.

Baton Haxhiu: Ajo që e dallon Policinë e Shtetit nga banditët është mënyra e sjelljes dhe mënyra se si planifikohet një operacion. E patolerueshme, nëse do të ishin të gjitha akuzat kundër Metës të verifikuara. Ky rast e ka viktimizuar Metën dhe drejtori i policisë sot e ka turpëruar policinë me urdhrin e tij nëse e ka dhënë. Pa marrë parasysh se kush e ka tejkaluar dhe procedurat dhe mënyrën e arrestimit. Drejtori i Policisë së Shtetit nesër në mëngjes do duhej që të ikte nga zyra e tij.

Blendi Fevziu: Në një vend normal.

Baton Haxhiu: Një drejtor i cili udhëheq Policinë e Shtetit do duhej që të ndjehej i turpëruar, bashkë me ministrin e vendit që i ndodhin të tilla gjëra. Kjo nuk është procedurë, por është kodi moral, përfaqësimi i imazhit të shteti, përfaqësimi i imazhit të policisë, dhe natyrshëm krijon imazhin se po respektohet qytetari dhe institucioni. Të gjitha veprimet e kësaj policie rrumbullakohen me një fjalë “banditizëm” dhe mungesë profesionaliteti. Nuk janë akte banditeske vetëm aktet e kriminelëve. Ajo që dua të them është se nëse SPAK ka bërë një hulumtim korruptim me vite për Ilir Metën, sot që ka bërë SPAK-u është shkatërruar qëllimshëm ose paqëllimshëm nga një grup joprofesionistësh të cilët ia kanë marrë fytyrën Policisë së Shtetit. Nesër nëse kjo një shoqërie apo një ministri të brendshëm nuk i bën përshtypje, nëse një drejtori të policisë kjo nuk i bën përshtypje, atëherë çfarë mund të ndodhë në këtë vend. Mos harrojnë njerëzit se duke i viktimizuar kështu me pasjellje, duke i viktimizuar njerëzit të cilët kanë një të kaluar me probleme korruptim, nuk shërohet kështu korrupsioni dhe ti në mënyrë të padrejtë ndërton drejtësi./tvklan.al

Related Posts

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së
Lajme

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

05/10/2026
Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit

05/10/2026
Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty
Kryesore

Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty

05/10/2026
Kryesore

Shkrirja e 3 bashkive, Tritan Shehu: Goditje asgjësuese për qarkun Gjirokastër

05/10/2026
Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”
Kryesore

Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”

05/10/2026
Kandidati i PS bën reagimin e parë publik: T’i japim njëri-tjetrit dorën, komunikimin që nisim sot ta kthejmë në vepra për Libohovën tonë
Kryesore

Shkrirja e Libohovës, kryebashkiaku kundër deputetëve të PS: Po jua them troç, mos flisni në emrin tim

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Carragher kërkon ndëshkim të rëndë për Manchester Cityn: Rënia nga kategoria nuk mjafton

Carragher kërkon ndëshkim të rëndë për Manchester Cityn: Rënia nga kategoria nuk mjafton

07/10/2026
Kupa e Shqipërisë/ Spektakël dhe gola në raundin 1/32-ve, përcaktohen çiftet e raundit tjetër – Balkanweb.com – News24

Kupa e Shqipërisë/ Spektakël dhe gola në raundin 1/32-ve, përcaktohen çiftet e raundit tjetër – Balkanweb.com – News24

07/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al