• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Pse nuk e bëri me parë SHBA këtë reformë në drejtësi?! Ishte vullneti ynë pa u bë

26/10/2024
Rama: Pse nuk e bëri me parë SHBA këtë reformë në drejtësi?! Ishte vullneti ynë pa u bë

Kryeministri Edi Rama nga SHBA në takimin me emigrantët e Nju Jorkut është shprehur se Reforma në Drejtësi ka qenë pjesë e programit të PS në zgjedhjet për mandatin e parë.

“Me votën e shqiptarëve në PS në pushtet udhëhoqëm një reforme të vërtetë në drejtësi, që nuk e ka bërë asnjë nga vendet e reja në BE e lëre më pastaj vendet e rajonit. Shqipëria po merr vlerësimet maksimale të BE dhe SHBA.

Jam krenar që me largpamësi, me kurajë dhe me vullnet të kreut bëmë atë që asnjë forcë politike dhe asnjë pjesë e pushtetit politik që nga 1921 nuk e ë bëmë dot. I hoqëm duart e pushtetit nga drejtësia dhe e bëmë me vetëdijen e plotë për koston e pashmangshme politike të goditjeve që drejtësia e re po jep dhe në vetë radhët tona, ku askush nuk është më i paprekshëm dhe cilido kërkohet nga drejtësia nuk merr asnjë lloj mbrojtje politike nga ne.

Ky është investimi politik i PS dhe shprehja e besnikërisë tonë ndaj zgjedhësve që na votuan tre herë rreshta dhe do na votojnë për ta bërë Shqipërinë një shtet të së drejtës, ku barazia para ligjin vlen njësoj si për qytetarin e zakonshëm si për kryeministrin.

Dëgjoni sesa shumë përpjekje bëhen përmes kanaleve mediatike që reforma në drejtësi është blof politik ose se reformën në drejtësi e bëri amerikan dhe goditje e të të korruptuarve të paprekshëm i bëri Amerika.

Amerika aty ishte dhe përpara ardhjes tonë në pushtet. Amerika është aty dhe për vende të tjera të rajonit. Si ka mundësi që nuk e solli më parë Amerika këtë peshqesh. Pse nuk e bëri Amerika në ndonjë vend tjetër, e cila i fshiu me një fshesë të hekurt një masë të madhe gjyqrarësh dhe prokurorësh?

Për të gjithë ata që duan ta shohin dhe ta dëgjojnë të vërtetën, dhe për çdo kënd që do të shikojë drejtë, e vërteta është e thjeshtë dhe e qartë. Ajo është shkruar në programin elektoral të për zgjedhjet e mandatit tonë të parë ku reforma në drejtësi ishte shënuar si angazhim prioritar.

Për të gjithë ata që thonin sesi mund ta marrim këtë angazhim, kur në Kuvend duhen shumë më tepër vota? Unë përgjigjesha; jo vetëm duhet ta shkruajmë por duhet ta kthejmë në fiksim, se pa shembur pallatin e korruptuar të drejtësisë, të gjitha të tjerat nuk kanë asnjë vlerë. Është nevojë kombëtare që i ka ardhur koha”, tha Rama.

Related Posts

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së
Lajme

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

05/10/2026
Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit

05/10/2026
Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty
Kryesore

Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty

05/10/2026
Kryesore

Shkrirja e 3 bashkive, Tritan Shehu: Goditje asgjësuese për qarkun Gjirokastër

05/10/2026
Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”
Kryesore

Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”

05/10/2026
Kandidati i PS bën reagimin e parë publik: T’i japim njëri-tjetrit dorën, komunikimin që nisim sot ta kthejmë në vepra për Libohovën tonë
Kryesore

Shkrirja e Libohovës, kryebashkiaku kundër deputetëve të PS: Po jua them troç, mos flisni në emrin tim

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Notat/ Asllani MVP, ndeshje e ndërlikuar për kuqezinjtë, “ngec” sulmi (FOTO) – Balkanweb.com – News24

Notat/ Asllani MVP, ndeshje e ndërlikuar për kuqezinjtë, “ngec” sulmi (FOTO)

07/10/2026
“Retina është një dritare e shëndetit”/ Nga diabeti te hipertensioni, sytë mund të zbulojnë sëmundje të fshehura – Balkanweb.com – News24

“Retina është një dritare e shëndetit”/ Nga diabeti te hipertensioni, sytë mund të zbulojnë sëmundje të fshehura – Balkanweb.com – News24

07/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al