POLICIA E SHTETIT
Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kanosur me fjalë, një 67-vjeçar, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.