• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Plazh në nëntor, në Vlorë po pushojnë shqiptarët e të huaj

03/11/2024
Plazh në nëntor, në Vlorë po pushojnë shqiptarët e të huaj
Në Vlorë temperaturat e ngrohta kanë favorizuar qytetarë e pushues të ndryshëm për të bërë plazh. Plazhi në Lungomare këtë fundjavë ka qenë i frekuentuar mjaftueshëm duke përmbushur në këtë mënyrë një prej pritshmërive edhe të operatorëve turistik për të patur fluks pushuesish edhe përgjatë vjeshtës.
“Në Vlorë bëhet plazh edhe këtë fillim nëntori. Temperaturat e larta kanë favorizuar vijueshmërinë e sezonit turistik në qytet edhe përgjatë muajve të vjeshtës, duke sjellë në qytetin bregdetar të Vlorës me mijëra turistë. Ata janë kryesisht nga Europa Lindore, Europa Perëndimore, por nuk mungojnë as nga vendet e largëta si Amerika dhe Kanda”.
Për pushuesit e mbërritur nga qytete të ndryshme, të cilët kanë zgjedhur Vlorën këtë herë për pushime, qyteti është i mrekullueshëm. Atatregojnë se janë të surprizuar.
Për të huajt e gjithë Shqipëria është e bukur. Ata thonë se kanë vendosur ta vizitojnë si vend pas shumë sugjerimeve, teksa në turin e tyre rreth Shqipërisë nuk kishin si të mos ndaleshin në Vlorë.
“Unë vij nga Kanada. Në morëm një makinë me qira dhe do të udhëtojmë në gjithë vendin këtë herë dhe kështu zgjodhëm Vlorën. Zgjodhëm Shqipërinë ketë herë pasi nuk kemi qenë më parë këtu. Ne sapo kemi arritur këtu por plazhi është i mrekullueshëm. Më pëlqen plazhi dhe moti gjithashtu. Në Kanada tani është shumë ftohtë. Më jep pak më tepër kohë ta shoh këtë vend. Mendoj për Shqipërinë se është pak më tepër e shtrenjtë se ajo që ne kemi pritur. Ne do të qëndrojmë në Shqipëri një muaj. Pas Vlorës do të vizitojmë veriun, vendin me shumë liqene në kufi me Maqedoninë e Veriut.”
“Unë vij nga Kadadapor, jam nga Venezuela. Ne kemi zgjedhur Shqipërinë këtë radhë pasi dëgjuam se ishte e bukur dhe nuk e kishim prekur Shqipërinë këtë herë dhe donim të shikonim vendin se ku vijnë shumë turistë. Ushqimi është i mrekullueshëm dhe moti është i pabesueshëm këtu. Unë do ta sugjeroj këtë vend sepse është i mrekullueshëm dhe ende është në zhvillim e sipër dhe fatmirësisht nuk është shumë i shtrenjtë.”
Sipas informacioneve të siguruara nga operatorët turistikë këtë fundjavë në Vlorë janë afro 50-60% e tërësisë së dhomave të njësive hoteliere të prenotuara. Zona si Dhërmiu, Palasa, Jala, Drimadjes, Borshi dhe Ksamili janë më të frekuentuarat.

Related Posts

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së
Lajme

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

05/10/2026
Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit

05/10/2026
Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty
Kryesore

Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty

05/10/2026
Kryesore

Shkrirja e 3 bashkive, Tritan Shehu: Goditje asgjësuese për qarkun Gjirokastër

05/10/2026
Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”
Kryesore

Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”

05/10/2026
Kandidati i PS bën reagimin e parë publik: T’i japim njëri-tjetrit dorën, komunikimin që nisim sot ta kthejmë në vepra për Libohovën tonë
Kryesore

Shkrirja e Libohovës, kryebashkiaku kundër deputetëve të PS: Po jua them troç, mos flisni në emrin tim

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Shqipëria e bën dramë, por fiton ndaj San Marinos në Nations League – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Shqipëria e bën dramë, por fiton ndaj San Marinos në Nations League

06/10/2026
LIVE/ E pabesueshme, San Marino barazon ndaj Shqipërisë VIDEO) – Balkanweb.com – News24

LIVE/ E pabesueshme, San Marino barazon ndaj Shqipërisë VIDEO)

06/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al