• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Beleri “la në baltë” gazetarët e bllokuar në doganën greke

03/11/2024
Beleri "la në baltë" gazetarët e bllokuar në doganën greke
Ekipet e mediave shqiptare, mbetën të bllokuar për disa orë në doganën e Kapshticës.
Pala greke iu ka mbajtur përkohësisht pasaportat gazetarëve dhe operatorëve, duke i ndalur udhëtimin drejt Selanikut, ku parashikohej të ndiqnin takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë që zhvillohet nesër në Porto Palace Hotel, duke nisur nga ora 11:00.
Doganierët helenë ju mbajtën pasaportat dhe nuk i lejuan të vijonin udhëtimin, duke iu komunikuar se për të bërë të mundur këtë duhej një autorizim nga Ministria e Jashtme greke.
Teksa agonia e pritjes vijonte, policia greke u propozoi ekipeve të A2 CNN dhe TV Klan që të kalonin gazetarët me makina, por kamerat sipas tyre duhet të qëndronin në kufi deri në një moment të dytë kur të mbërrinte dhe konfirmimi nga Athina.
Saga e bllokadës greke ndaj mediave shqiptare në Kapshticë ka marrë fund rreth orës 17:10, kur doganierët grekë iu kanë kthyer gazetarëve dhe operatorëve pasaportat e vulosura, në mënyrë që të vijojnë udhëtimin drejt Selanikut për të transmetuar takimin e Ramës me bashkatdhetarët.
Ky aktivitet do të zhvillohet nesër në Porto Palace Hotel, duke nisur nga ora 11:00.
Gazetarja Fjorela Beleshi teksa sqaroi situatën, tha po ashtu se ka pasur një komunikim telefonik me eurodeputetin grek, ish-kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Fjorela Beleshi: Unë edhe për shkak të kontakteve që kam pasur ditën e fundit jam përpjekur që të komunikoj edhe me eurodeputetin grek, pjesë e partisë së kryeministrit të Greqisë, zotin Fredi Beleri. I deklarova se ju e bëtë mediatike dhe u shqetësuat për një person që protestoi në Tiranë, ndërkohë që gazetarët po i mbajnë në pikën kufitare të Kapshticës, edhe pse me gjithçka në rregull, si me dokumente dhe me autorizimet përkatëse dhe përgjigjia e tij ishte: “Po pse?”.
Erion Dushi: Nga z. Beleri a ka pasur një tentativë për të gjetur një zgjidhje apo për t’u angazhuar personalisht? Keni pasur ju një lloj fjale burrërore nga ana e tij që do përpiqet t’ju asistojë?
Fjorela Beleshi: Komunikimi ynë ka mbetur deri në momentin që më pyeti se përse po ju mbajnë aty. Ia shpjegova, por nuk kemi patur një kthim përgjigje ende, apo një komunikim nga ana e tij. Duhet të themi Erion se nuk ka ndodhur ndonjëherë, as në Greqi kur ishim në maj me operatorë, së bashku me kamera, nuk na ka ndodhur që të na ndalojnë apo kërkojnë një autorizim, sepse një media private nuk ka nevojë për autorizim nga Ministria e Jashtme greke apo shqiptare nëse i ka të gjitha dokumentet apo autorizimet përkatëse për mjetet që disponon.

Related Posts

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së
Lajme

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

05/10/2026
Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit

05/10/2026
Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty
Kryesore

Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty

05/10/2026
Kryesore

Shkrirja e 3 bashkive, Tritan Shehu: Goditje asgjësuese për qarkun Gjirokastër

05/10/2026
Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”
Kryesore

Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”

05/10/2026
Kandidati i PS bën reagimin e parë publik: T’i japim njëri-tjetrit dorën, komunikimin që nisim sot ta kthejmë në vepra për Libohovën tonë
Kryesore

Shkrirja e Libohovës, kryebashkiaku kundër deputetëve të PS: Po jua them troç, mos flisni në emrin tim

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Shqipëria e bën dramë, por fiton ndaj San Marinos në Nations League – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Shqipëria e bën dramë, por fiton ndaj San Marinos në Nations League

06/10/2026
LIVE/ E pabesueshme, San Marino barazon ndaj Shqipërisë VIDEO) – Balkanweb.com – News24

LIVE/ E pabesueshme, San Marino barazon ndaj Shqipërisë VIDEO)

06/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al