• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores. Kam zero komunikim me Z. Meta

04/11/2024
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores. Kam zero komunikim me Z. Meta

Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK këtë të hënë për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.

Pasi doli nga ambientet e SPAK, ajo tha se po punon për të rrëzuar të gjitha akuzat ndaj saj. E pyetur nëse ka komunikim me ish-presidentin

Ilir Meta, Kryemadhi tha se nuk ka folur me të.
Kryemadhi: Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem me padrejtësitë që bëhen. Po bëj mbrojtjen time ligjore, kam konstatuar një sërë shkeljesh ligjore të akuzës. Këto do të kundërshtohen me fakte që do të vërtetojë të kundërtën e asaj që shkruhet. Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të gjithësisë.

A keni mundur të komunikoni me zotin Meta gjatë këtyre ditëve?
Kryemadhi: Jo nuk komunikoj me zotin Meta, zero.

Kryemadhi ankimoi në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë, detyrim paraqitje.

Ajo po hetohet për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash.
Ndërkohë pritet që ish-presidenti Ilir Meta do ta dorëzojë këtë të hënë ankimimin kundër vendimit të arrestit me burg.

Kujtojmë që më 23 tetor, Gjykata e Posaçme la në fuqi masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të caktuar ndaj bashkëshortes së Ilir Metës, deputetes Monika Kryemadhi, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë, u zëvendësua masa e sigurimit personal ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ndërkohë për Presidentin e PL-së, Ilir Meta Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg dhe aktualisht ndodhet në burgun “313”.

Related Posts

Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026
Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do
Kryesore

Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do

17/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, gjendet i pajetë në banesë një 54-vjeçar

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Je prezantuar si ish-i dashuri, ajo…”/ A ndikoi televotimi në raportin Mateo–Brikena?

“Je prezantuar si ish-i dashuri, ajo…”/ A ndikoi televotimi në raportin Mateo–Brikena?

18/03/2026
Miri i dha në “pjatë” mundësinë Selinit dhe Gimbos, Rogerti: Luajte me zemër, jo me mendje

Miri i dha në “pjatë” mundësinë Selinit dhe Gimbos, Rogerti: Luajte me zemër, jo me mendje

17/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al