• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetari shqiptar në Greqi: Çka bëri Rama në Selanik, nuk ka ndodhur ndonjëherë në territorin grek

05/11/2024
Rama pas takimit në Selanik: Pronat në Himarë, një keqkuptim total. Keqardhje për çështjen “Beleri”, Kyriakos një lider shumë modern

Shtypi grek vijon t’i bëjë jehonë deklaratave që bëri Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Selanik ditën e dielë.

Gazetari shqiptar në Athinë, Etmond Guri, tha se edhe pse mediat greke janë të njëanshme në raportimin e tyre, sërish po i bëjnë jehonë Kryeministrit Rama duke bërë që ky i fundit të marrë pikë.

“Mesa duket z.Rama është kthyer në një lojtar shumë të fortë, di të luajë, di të provokojë, di të sfidojë e tërheqë vëmendjen e mediave në Greqi. Grekët kanë një parim, që edhe dizinformimi shumë herë është reklamimi më i mirë. Në këtë rast, mediat greke po i bëjnë punë të shkëlqyer z.Rama, pavarësisht se janë të njëanshëm dhe e paraqesin lajmin sipas këndvështrimit të tyre, por gjithsesi Rama në të dy rastet ka dalë fitimtar.

E para ishte në Maj që u prit në një aktivitet që ka mbetur në histori për nga të gjitha aspektet. Mos harrojmë faktin që dhe në atë periudhë kemi diskutuar për të paktën 3 javë 24 orë në 24 në të gjitha mediat, në të gjitha format, në Greqi kishin si temë kryesore z.Rama dhe kjo mjaftoi për të mbushur një stadium në Galatsi që mund të mbushej dhe një i dytë dhe një i tretë. Edhe në Selanik pati interes shumë të madh, të shtuar madje, nga një sallë që ishte 1 mijë vendëshe arriti 2000-2500 veta të ftuar, pati tejmbushje”.

Rama bëri deklarata të forta politike në Selanik, ku veçohet ajo me termin “vorio-epir”, për të cilën Kryeministri theksoi se është një çështje e vdekur. E në këtë aspekt, gazetari Etmond Guri u shpreh se deklarata të tilla në territorin grek nuk janë bërë ndonjëherë nga një Kryeministër shqiptar të paktën pas viteve ’90.

“Ndryshimi i takimit të Selanikut me atë të Athinës është që në Athinë ka qenë takim historik dhe një referencë shumë të fuqishme që ishte diplomatike. Ndërsa, në Selanik ka qenë politike e PS me mesazhe të aktualitetit politik e cila është në enturazhin që z.Rama kërkon të tërheqë vëmendjen dhe kryesisht votën e diasporës.

Me termat që ka përdorur ka qenë pikërisht termi që tha, që termi i “vdekur” sipas z.Rama është vorio-epir dhe kush e pretendon atë nuk kërkon të jetojë në shekullin XXI, gjë e cila ka irrituar grekë dhe ajo që mendoj dhe është më e rëndësishme, është fakti që nuk ka ndodhur në historinë moderne shqiptare pas vitit ’90 që një kryeministër i Shqipërisë të ketë reagime apo prononcime kaq të drejtpërdrejta ndaj shtetit grek, aq më tepër këto pretendime dhe këto shprehje që i bën brenda territorit të Greqisë”, u shpreh gazetari Etmond Guri.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al