POLICIA E SHTETIT
Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. B., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka dëmtuar bravën e derës së banesës së shtetasit G. K., 50 vjeç, për motive pronësie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.