POLICIA E SHTETIT
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në rrugën “18 Shtatori”, me motomjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një 15-vjeçare, banuese në Gjirokastër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.