• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fiks Fare: Skandal në Memaliaj, firma që bën punimet në rrugë prish varrezat me “ndihmën” e policisë

11/11/2024
Fiks Fare: Skandal në Memaliaj, firma që bën punimet në rrugë prish varrezat me “ndihmën” e policisë
Emisioni Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në fshatin Gllavë në Memaliaj, ku firma e cila po ndërton rrugën Berat-Këlcyrë ka prishur varrezat dhe ka nxjerrë eshtra njerëzore në sipërfaqe.
Madje, veprimet e firmës së ndërtimit janë bërë me “ndihmën” e Policisë Memaliaj dhe Njësisë Administrative Buz, të cilat kanë qenë prezente kur janë bërë gërrmimet. Por jo vetëm kaq, pasi firma dhe këto institucione kanë tentuar që të fshehin ngjarjen, pavarësisht denoncimit të familjes se në atë vend “s’ka patur varreza dhe eshtra”.
Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua familja Cora, e cila denoncoi firmën “Cobial” që po kryen punimet e rrugës që lidh Beratin me Këlcyrën, se u ka prishur varrezat e vjetra familjare. Haxhi dhe Paolo Cora tregojnë se në datën 1 nëntor 2024 firma “Cobial”, ka gërmuar në afërsi të varrezave të familjes. “Nuk jemi kundra rrugës, përkundrazi përgëzojmë qeverinë që po bën këtë rrugë, po na na prishën varrezat dhe kanë nxjerrë eshtrat e të parëve tanë dhe askush nuk mban përgjegjësi. Para se të bënin këto punime, u kemi kërkuar me ngulm që mos të bënin punime te vendi i varrezave, por s’na dëgjuan. Madje, ditën që erdhën dhe kryen ato punime, erdhi edhe një xhip i policisë” thonë ata.
Paolo tregon se është konfliktuar me punëtorët e firmës që mos të bënin gërrmime, por ai është mbajtur i izoluar në një xhip të policisë. Më pas, firma bëri gërmime me ndihmën e policisë dhe Njësisë Administrative, ku dherat i hodhën ku të mundnin. “Tani kanë dalë eshtrat në sipërfaqe” tregojnë ata. Fiksi filmoi disa eshtra në atë vend, të cilat nuk janë të plota. “Këto s’janë të vetmet, pasi kemi gjetur eshtra edhe te pirgu i dherave. Para se të bënin gërmime, ka ardhur edhe administratorja e Njësisë Buz, në Memaliaj, me disa punëtorë me kazma dhe lopata për të bërë zhvarrime. Nuk i lejuam se s’kishin asnjë vendim zhvarrimi” thonë ata, teksa më pas u bënë gërrmimet. Paolo tregon se ka bërë denoncime dhe ankesa, por edhe pasi është gërmuar, ka ardhur sërish shefi i Postës së Policisë në Memalilaj dhe s’ka gjetur eshtra. “Erdhi dhe nuk gjeti. Nuk pa fare dhe vetëm raportoi se s’ka gjetur” thotë Paolo.
Fiksi telefonon përgjegjësin e firmës “Cobial”, Veledin Zaçe, i cili thotë se ka pasur një konflikt me këtë familje dhe ka kërkuar ndihmën e policisë lokale për të bërë punimet. Fiksi i bën me dije se punimet kanë prishur varrezat dhe se në atë vend janë gjetur edhe eshtra. Ai e mohon, teksa thotë se ato mund të jenë vendosur nga familjarët në atë vend. Gazetarët i kërkojnë që të vijë ti shohë vetë, teksa ai thotë se do të dërgojë një përgjegjës. “Ne kemi bërë gjithë procedurën, kanë qenë edhe policia dhe seksioni i kriminalistikës në Qarkun e Gjirokastrës dhe ato eshtra janë të sajuara se ne aty kemi gërmuar dhe aty nuk ka pasur varreza. Nuk e di se ku i kanë marrë dhe i kanë prurë aty. Se ne gërmuam aty se ishte edhe Oficeri i Policisë Gjyqësore” tregon ai.
Më pas, Fiksi bisedon edhe me një punonjës të firmës “Cobial”, i cili tregon se ka qenë ai që ka bërë ato punime dhe se aty s’janë gjetur eshtra. Gazetarët i tregojnë eshtrat dhe ai thotë se s’ka pasur dijeni dhe se atje e çuan shefat. Fiksi i thotë se aty ka varreza dhe se familja e ka paralajmëruar firmën. Përgjigjet se projekti ka qenë në atë vend dhe se urdhri ka qenë për të punuar.
Fiksi shkoi edhe te Njësia Administrative Buz, në Memaliaj. Administratorja Dituri Koçiu nuk gjendej në zyrë dhe gazetarët e telefonojnë. Ajo thotë se është lajmëruar nga policia për të shkuar në atë zonë, teksa shton se ka shkuar vetëm për të parë dhe jo zhvarrosur. Fiksi i thotë se punonjësit kishin kasma e lopata, teksa ajo përgjigjet se vetëm për të parë dhe s’kishin ndonjë urdhër zhvarrimi. Gazetarët e pyesin se kush e dha lejen që të kryheshin ato punime, megjithë paralajmërimet e familjes. Ajo thotë se policia.
Grupi i emisionit Fiks Fare shkoi edhe në postën e Policisë në Memaliaj, ku kërkojnë shefin Erald Telo, i cili ka qenë prezent kur janë bërë punimet. Punonjësit e tjerë të policisë thanë se shefi nuk është në Memaliaj, por në Tiranë. Shefi thotë se e ka lajmëruar Njësia Administrative dhe kanë shkuar për të shuar konfliktin. Gazetarët i kërkojmë informacion se në atë vend është prishur varreza, teksa ai përgjigjet se “s’ka pasur të tillë”. Por, kur i bëjnë me dije se janë gjetur eshtra, madje edhe në sipërfaqe, pohon se “kam shkuar dy herë dhe s’kam gjetur”. Në fund thotë se do të dërgoj një grup për ta verifikuar./TCH

Related Posts

Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi
Kryesore

Gjirokastra po zbrazet, qarku me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri

12/05/2026
E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot

12/05/2026
Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar
Kryesore

Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar

12/05/2026
Kryesore

Kapërceu stallat dhe u fsheh në shkurre, ndjekje si në filma e shqiptarit të kërkuar për grabitje në Greqi

12/05/2026
Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur
Blog

Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

12/05/2026
“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP
Kryesore

“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk dua fare ta komentoj!” – Heidi Baci mbyll njëëherë e mirë kapitullin me Romeon

“Nuk dua fare ta komentoj!” – Heidi Baci mbyll njëëherë e mirë kapitullin me Romeon

13/05/2026
Beshiktash refuzon 5 mln euro, i vendos çmim të ri Ernest Muçit

Beshiktash refuzon 5 mln euro, i vendos çmim të ri Ernest Muçit

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al