Dy vite pas aksidentit tragjik në Selanik ku humbi jetën 21-vjeçarja greke, Ema Kariotakit, prindërit e saj kanë ngritur një padi për dëmshpërblim ndaj autorit shqiptar. Nëna e 21-vjeçares, Kelly Kampaki ka folur për mediat greke ndërsa është shprehur se autorit të aksidentit i intereson të shpëtojnë jetën e tij.
“E vetmja gjë që u intereson është të shpëtojnë jetën”, tha nëna e 21-vjeçares Ema.
Nëna e viktimës duke folur për shoferin 27-vjeçar që u dënua me 16 vite burg tha se nuk beson se fajtori është penduar. Ajo theksoi se 27-vjeçari mund të ketë kërkuar falje gjatë seancës por nuk është penduar. Sipas saj ai i kërkoi falje por tha se nuk ishte faji i tij. Shqiptari deklaroi se viktima i doli para teksa po kalonte rrugën me celularin në dorë dhe se faji ishte i saj.
“Në falje e tillë nuk është një falje,” vuri në dukje ai.
Avokati që përfaqëson familjen e 21-vjeçares, Nikos Roussopoulos, tha se sot është diskutuar padia e ngritur nga familja e Emës kundër shoferit, pronarit të makinës dhe shoqërisë së sigurimit që ka siguruar makinën vrau vajzën.
“Ishte një proces i shkurtër, pasi këto çështje ishin ezauruar në Gjykatën Penale e cila vendosi dënimin më të gjatë të dhënë ndonjëherë në një gjykatë greke, 16.5 vjet burg për shoferin. Vendimi pritet në muajt e ardhshëm” tha ai.