Një tjetër ngjarje e rëndë me protagonistë një familje shqiptare ka ndodhur në Greqi. Mediat vendase raportojnë se një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij me çekiç dhe më aps e ka fshehur trupin në papafingo.
Ka qenë vetë shqiptari i cili ka denoncuar në polici krimin. Ai ka rrëfyer se vrasjen e ka bërë para një jave në banesën e tyre në Amplelokipi dhe më pas e ka fshehur trupin.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar erën e rëndë brenda banesës. Ndërsa në papafingo ka gjetur trupin e pajetë të gruas mbyllur në qese të zeza.