POLICIA E SHTETIT
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. K., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se motomjeti që përdorte ishte i vjedhur dhe i trafikuar në vendin tonë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar motomjeti dhe dokumentacioni i tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.