• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dëshmia e shqiptarit në Athinë: E vrava gruan se më tha që djalin nuk e ka me mua

07/12/2024
Dyshimet për tradhti me shokun e ngushtë, si vrau gruan shqiptari në Athinë dhe fshehu trupin për një javë

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë tronditëse të shqiptarit Kastriot Cenko, i cili vrau me çekiç nënën e dy djemve të tij, Alba Cenkon në Greqi, dhe e mbajti të fshehur për një javë trupin e saj të pajetë në papafingon e shtëpisë së tyre, të mbështjellë me çarçaf.

Në deklaratën e tij në polici, 39-vjeçari raportohet se ka thënë se konfliti me të shoqen ka nisur në mesnatë, ku ka dëgjuar se ajo po fliste në banjë në telefon me një burrë. Sipas tij, gruaja është shprehur se do të merrte djalin e madh dhe do të largohej nga banesa.

“Ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30, u zgjova dhe pashë që ajo nuk ishte në krevat. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej, ndërsa zëri i një burri tingëllonte në anën tjetër të telefonit.

I thashë të vinte në dhomë për të folur. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video. Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merrte fëmijën e madh dhe do të largohej”, – është justifikuar ai në polici.

Shqiptari ka dëshmuar se atë natë gruaja i ka thënë se djali i madh nuk ishte fëmija i tij, dhe në atë moment ka marrë çekiçin dhe e ka goditur.

“Më tha që nuk kam para dhe nuk do të rrinte me mua. E pyeta “pse po na merr djalin e madh?” dhe më tha që këtë fëmijë nuk e bëri me mua dhe vetëm djalin e vogël bëmë bashkë, u hutova plotësisht dhe hapa çantën që marr në punë, të cilën e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e goditanë kokë.

E godita një herë në pjesën e sipërme të kokës dhe menjëherë ra në krevat. Nuk bëri fare zhurmë. Nuk e dija nëse kishte vdekur por prapëseprapë mora një kabllo karikuesi që e gjeta para meje, ja kalova rreth qafës dhe e shtrëngova për ta mbytur. Ngaqë nxirrte gjak nga koka e saj, i vura një qeskë në kokë dhe e mbështolla”, tha 38-vjeçari në dëshminë e ngjarjes së rëndë.

Cenko tha më tej para policisë se ditën pasardhëse kishte çuar fëmijët në banesën e të vëllait, në mënyrë që të kishte kohë për të fshehur trupin e bashkëshortes së pajetë.

“Të shtunën i çova fëmijët në shtëpinë e vëllait tim, për të pasur kohë dhe për të qenë vetëm në shtëpi Më pas mora trupin e mbështjellë të Albës, vendosa edhe dy qeska të tjera njëra mbi tjetrën me nastro, vendosa mbështjellëse me flluska dhe me një shkallë e ngjita në papafingo. Ishte shumë e rëndë dhe e kisha të vështirë ta ngrija vetë”– ka dëshmuar ai para oficerëve sipas mediave greke.

Related Posts

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së
Lajme

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

05/10/2026
Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit

05/10/2026
Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty
Kryesore

Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty

05/10/2026
Kryesore

Shkrirja e 3 bashkive, Tritan Shehu: Goditje asgjësuese për qarkun Gjirokastër

05/10/2026
Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”
Kryesore

Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”

05/10/2026
Kandidati i PS bën reagimin e parë publik: T’i japim njëri-tjetrit dorën, komunikimin që nisim sot ta kthejmë në vepra për Libohovën tonë
Kryesore

Shkrirja e Libohovës, kryebashkiaku kundër deputetëve të PS: Po jua them troç, mos flisni në emrin tim

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Franca përmbys Belgjikën, Italia mund Turqinë

Franca përmbys Belgjikën, Italia mund Turqinë

05/10/2026
Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

05/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al