Ajo që fillimisht u raportua si përplasje automjetesh, rezultoi një plan i mirëmenduar nga dy shoferë.
Siç raporton Policia e Vlorës, dy të rinj kanë sajuar një aksident me qëllim përfitimin e dëmshpërblimeve nga siguracionet e mjeteve.
“Sot rreth orës 16:30, Salla e Komandimit të DVP Vlorë njoftoi për një përplasje mjetesh në aksin rrugor “Sazani”, lagjia “1-Maji”, Vlorë, në kryqëzimin pranë Hotel Kral. Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore mbërritën në vendngjarje dhe konstatuan dy automjete: një Audi me drejtues shtetasin me iniciale A. R, dhe një Mercedes-Benz me drejtues shtetasin G.K”, thuhet në njoftimin e Policisë.