Rruga Kolonjë-Golem do të rikonstruktohet. Lajmin e jep kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi. Ai thotë se financimi është siguruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Reagimi i plotë i Golemit.
8 vite më parë e mbaj mend shumë mirë teksa bëmë përpjekje të jashtëzakonshme, me Alketin dhe jo vetëm, për të zhbllokuar nga dëbora rrugën e fshatit Golem, por edh për të mos rreshtur kurrë së punuari derisa t’i vinte radha edhe këtij investimi të shumëpritur për banorët.
Ja tek jemi sot, me lajmin e mirë që punimet do të nisin pas financimit që siguruam nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Falënderues drejtorit Dritan Agolli dhe qeverisë shqiptare për mbështetjen që i bënë projektit.
Kjo rrugë i shërben fshatit dhe çliron potenciale zhvillimi për agroturizmin e blegtorinë në një prej zonave malore më të bukura mes Gjirokastrës dhe Tepelenës. Mezi pres të hapet kantieri i punimeve dhe ky investim të shkojë përpara.