• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Atentati mafioz ndaj 2 shqiptarëve në Athinë; lidhje me vrasjen e bosit grek të naftës

16/12/2024
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, identifikohet viktima dhe i plagosuri (Emrat)

Zbardhen detaje të reja nga atentati mafioz në Athinë.Gazetari i Top Channel, Artur Bibe raporton se policia greke ka zbuluar lidhjen e viktimës, Irakli Devalla me një person tjetër të vrarë vitet e fundit.

Bëhet fjalë për biznesmenin grek Jorgo Mitsou, pronarin e një pike karburanti, i cili u ekzekutua në qershor 2022 në zonën e Gerakas në Greqi. Sipas burimeve të fundit, Mitsou frekuentonte lokalin e Davellës në zonën e Peristerit në Athinë dhe kishte miqësi me të.

Në fakt lidhja e fundit nuk përbën habi për hetuesit, duke ditur që edhe Mitsou më parë ka qenë pjesë e grupit të mafiozit grek Manolis Karagiannis, i vrarë në 2018. Kështu lidhjet e Davellas rezultojnë të paktën me 4 pjesëtarë të vrarë të së ashtuquajturës “Greek Mafia”, konkretisht Manolis Karagiannis, Vasilis Grivas, Jorgos Litsas dhe Jorgo Mitsou.

Policia greke po përpiqet të zbulojë nëse këto vrasje lidhen edhe me ekzekutimin e sotëm, edhe pse në fakt Irakli Davella ka rreth 13 vjet me CV të pastër kriminale, që pas arrestimit në 2009 si pjesë e një grupi gjobvënësish dhe përfshirjes së tij në 2011 në një grup kriminal falsifikatorësh në Korfuz të përbërë nga një biznesmen nga Saranda dhe oficerë policie e politikanë lokale të ishullit grek.

Ndërkohë policia po heton edhe biznesmenin 46-vjecar Edi Lolo, i cili kishte pak ditë që kishte ardhur në Greqi nga Dubai. Ai vazhdon të trajtohet në gjendje të rëndë në spital, pas plagëve me armë zjarri që ka marrë në kokë e bark.

Lidhjet e Davellës mes Athinës, Korfuzit, Mykonos dhe Sarandës po shihen në detaje nga autoritet greke, pasi viktima kishte biznese dhe pasuri të paluajtshme në këto vende por dhe lidhje të forta me personazhe të rëndësishëm të këtyre qyteteve.

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndarja LIVE në “Ferma VIP”, nëna e Indrit reagon për vendimin e Vanesës

Ndarja LIVE në “Ferma VIP”, nëna e Indrit reagon për vendimin e Vanesës

02/05/2026
“I kënaqur me lojën dhe rezultatin”, Shehi pas derbit: U thashë lojtarëve që do fitojmë

Fitorja ndaj Teutës, Shehi i lumtur: S’ka ndonjë sekret, kam ekip të fortë!

02/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al