• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vër maskën, budalla!

23/08/2020
Vër maskën, budalla!

Nga Fatos Çoçoli

Sot, dy në tre nga qytetarët tanë ende nuk besojnë se mund të infektohen nga koronavirusi dhe dy në pesë nga ne besojnë se edhe po i kapi “qoftëlargu”, do ta kalojnë lehtë dhe pa pasoja. Këtë mendonte edhe Jeremy Sampson, një 36-vjeçar me trup atleti dhe pa asnjë sëmundje nga Teksasi, SHBA.

Kur e kapi, zuri krevatin dhe u izolua për tri javë në shtëpi. “Sikur kisha një copë akulli në vend të mushkërive”, i tha rrjetit televiziv amerikan CNN. Mjekimet i mori me “what’s app”nga celulari nga një mjek epidemiolog që i besonte. Ilaçet ia blinte nusja dhe ia linte tek dera e dhomës.

Fëmijët dhe nusen nuk i lejoi t’i hynin në dhomë për të trija javët. Kur doli i shëruar dhe përqafoi fëmijët, nuk njihej më. Këtë mund të bëjë ky vrasës i padukshëm i njerëzimit edhe me fëmijët, të rinjtë apo personat e moshës së mesme të pasëmurë ndonjëherë.

Tek ne, si kudo në botë, të infektuarit nga Covid-19 po shtohen frikshëm. Ne dëgjojmë për shifrat zyrtare “130 të infektuar në ditë”apo “140 persona të rezultuar pozitivë në ditë”. Por duhet të kuptojmë se çdo ditë këto shifra duhet të shumëzohen me dhjetë. Të paktën kaq, dhjetëfish është numri real i të infektuarve. Një shok që jeton ngjitur me pallatin tim më tha se e shoqja ishte me koronavirus.

E kishte marrë në punë. Kishin vendosur që ajo të trajtohej e izoluar në shtëpi. Një epidemiolog i njohur i kishte rekomanduar antibiotikët më të fuqishëm, një kurë të mirëfilltë të fortë dhe shoku ia kishte blerë. Sa të tillë ka tek ne, sidomos në Tiranë, Durrës, Shkodër, në qytetet më të prekura që kanë vatra të njohura e të panjohura infeksioni? Mendoj se të tillë ka shumë.

Që mendojnë se në spital infektohesh më keq, dhe me të kuptuar shenjat e sëmundjes, vendosin ta trajtojnë vetë. Sa prej të afërmve të të sëmurëve të tillë, që pa dyshim janë mbartës pa shenja dalluese (a-simptomatikë) shkojnë në punë, paraqiten në shoqëri, pa i ruajtur të tjerët? Mendoj se janë me mijëra. Prandaj dhe rastet tek ne nuk duhet të presim që të pakësohen.

Për fat të keq, ato do të shtohen. Vaksina ose vaksinat kundër koronavirusit do të jenë gati për t’u përdorur edhe nga ne në masë diku aty nga fundi i janarit 2021. Pra sfida jonë e bashkëjetesës me virusin vrasës do të zgjasë akoma edhe pesë muaj: gusht-dhjetor 2020.

Do të vështirësohet, kur të nisë të ftohet koha nga fundi i tetorit, pse me kohën e ftohur virusi bëhet më vrasës. Deri atëherë, mbrojtja e vetme janë mbajtja larg nesh e virusit: mbajtja e maskës në mjedise të mbyllura (vër maskën, budalla!-shprehje e huajtur nga thënia e ish-zvpresidentit amerikan Al Gore “It’s economy, stupid-Është ekonomi, o budalla”, për të gjithë ata që kuptonin pak nga ekonomia), larja e duarve dhe largësia fizike një deri dy metra nga njerëzit e tjerë.

Qofshin këta edhe të njohur apo të afërm që nuk jetojnë me ne. Vetëm në këtë mënyrë, në këta pesë muaj, mund të shpëtojmë sistemin tonë mjekësor dhe spitalet tona nga përmbytja me të sëmurë dhe pamundësia për të shpëtuar jetë, mund të mos kemi me qindra mijëra të infektuar dhe me dhjetëra mijëra të vdekur. Këto nuk janë thirrjet e Kasandrave të kohëve moderne.

As edhe parashikime të zymta në tym. U kanë ndodhur vendeve të tjera, që janë me dhjetëra e qindra herë më të fuqishme ekonomikisht dhe më të pasura se ne. Mjafton të marrim Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në pesë muaj (mars-korrik 2020) regjistruan pesë milionë të infektuar dhe 150 mijë të vdekur. Pse?

Thjesht dhe vetëm pse dy në tre amerikanë ende nuk besojnë se mund të infektohen nga koronavirusi. Njëlloj si ne. Si dhe pse dy në pesë amerikanë mendojnë se po u infektuan, do ta kalojnë lehtë. Krejt njëlloj si ne. Ja përse mbrojtja jonë e vetme në këta pesë muaj është maska, larja e duarve dhe largësia fizike.

Nuk kemi asgjë tjetër që të na ndihmojë. Jemi vetëm ne, ndërgjegjësimi ynë, puna e mediave që duhet të marrin dëshmi nga të shëruarit dhe nga vuajtjet dhe tmerret që ata kanë kaluar, që mund të na bindin t’i vëmë më në fund gishtin kokës dhe të mos shkaktojmë gjëmën me duart tona.

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Avantazhi i liderit, Rogerti dërgon dy banorë në televotim kokë më kokë

Avantazhi i liderit, Rogerti dërgon dy banorë në televotim kokë më kokë

22/03/2026
Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

21/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al