Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tepelenë-Gjirokastër pranë fshatit “Andon Poçi”. Argjirolajm.net mëson se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës. Fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se të plagosurit janë shoferi, një shtetas grek identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe bashkëshortja e tij nga Vlora .
Identiteti i tyre nuk bëhet me dije ende. Nga të dhënat e para dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga humbja e kontrollit prej shoferit, sidoqoftë policia ka nisur veprimet hetimore. Argjirolajm.net sjell pamje nga vendi i ngjarjes.