• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aksidenti në Mashkullorë, flet dëshmitari: Po të mos ishte lapidari…

14/09/2017
Aksident i rëndë në Mashukullorë, pesë të plagosur, tre në gjendje kritike për jetën

Aksidenti i rëndë me 5 persona të plagosur sot pranë fshatit Mashkullorë në Gjirokastër, mund të kishte rezultuar fatal për jetën e tyre nëse makina nuk do të ishte penguar nga një lapidar. Kështu e nis rrëfimin për ‘Libohova Online’ një dëshmitar okular i ngjarjes.

‘Unë po shkoja drejt Tepelenës, ndërsa ata po ktheheshin për në Gjirokastër. Në një distancë rreth 50 metra larg meje, papritur shikoj që makina e tyre përfundon jashtë rruge. Ndodhi si pa e kuptuar fare. Nuk është se ata ishin me shpejtësi të madhe. Ndalova menjëherë dhe u afrova tek makina e tyre, ndërsa po njoftoja me telefon policinë. M’u gjendën edhe disa njerëz të tjerë që kalonin në rrugë në ato momente. Donim të jepnim ndihmën e parë, por dyert e makinës nuk hapeshin. Dëgjoheshin vetëm ulërima njerëzish. Ishin të gjithë moshë e madhe, mbi 60 vjeç. Thyem xhamat e makinës dhe i nxorëm. Më keq nga të gjithë kishte ngecur shoferi i makinës, e cila ishte me timon në krahun e djathtë. Por pas disa përpjekjesh e nxorëm. Policia mbërriti shpejt pasi ndodhej tek postblloku pranë kompleksit të pishinave. Nuk e kuptoj si ndodhi ai aksident, ndoshta shoferin e zuri gjumi. Të mos ishte lapidari ku u përplasën, ndoshta do e pësonin më keq”, tregon dëshmitari.

Ndërkohë mësohet se 5 personat e plagosur janë banues në Sarandë. Ata po ktheheshin nga një ceremoni  mortore në Përmet tek të afërm të tyre. Të plagosurit janë shoferi A.A dhe pasagjerët Sh.A, V.A, K.A dhe F.P.

Burime nga spitali i Gjirokastrës thonë se shoferi A.A dhe pasagjerët K.A e V.A janë ende në reanimacion, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy pasagjerët e tjerë kanë marrë mjekimin dhe ndodhen në gjendje më të mirë shëndetësore.

/Libohova Online/

Related Posts

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues
Kryesore

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

14/09/2026
Kryesore

Ndryshon vettingu për policët, lëvizja nga detyra nuk do t’i shpëtojë më zyrtarët nga verifikimi

14/09/2026
Rama justifikon shkrirjen e dy bashkive të tjera: Poliçani dhe Dimali do të marrin të njëjtat shërbime, por brenda bashkisë Berat
Kryesore

Rama justifikon shkrirjen e dy bashkive të tjera: Poliçani dhe Dimali do të marrin të njëjtat shërbime, por brenda bashkisë Berat

14/09/2026
Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)
Kryesore

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

12/09/2026
Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral
Kryesore

Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral

12/09/2026
Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Legjionarët/ Uzuni nuk ia del, por Maran nuk shqetesohet, “lum” golash kuqezi në fundjavë – Balkanweb.com – News24

Legjionarët/ Uzuni nuk ia del, por Maran nuk shqetesohet, “lum” golash kuqezi në fundjavë – Balkanweb.com – News24

14/09/2026
Rolando Maran jashtë fushe/ Nga pjata e preferuar shqiptare te zakonet e fituara, rrëfehet trajneri i Kombëtares – Balkanweb.com – News24

Rolando Maran jashtë fushe/ Nga pjata e preferuar shqiptare te zakonet e fituara, rrëfehet trajneri i Kombëtares – Balkanweb.com – News24

14/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al