• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Atentati me tritol në Gjirokastër, ja për çfarë dyshon policia

25/01/2018
100 gram tritol C4 në banesën e 34-vjeçarit, detajet e ngjarjes që trondti në mesnatë Gjirokastrën

Pesë vite pasi i hodhën në erë makinën, i sulmojnë sërish shtëpinë me lëndë plasëse. Shkak dyshohen borxhet e akumuluara me kohë pasi ai ka luajtur bixhoz. Shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të martës, në lagjen “Dunavat”, në qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se një sasi tritoli ka qenë vendosur në brendësi të banesës së Gentian Litit në pjesën veriore të kësaj lagjeje, duke i shkaktuar lëndime të lehta në kokë të këtij të fundit si dhe dëme materiale. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka dërguar në spitalin e Gjirokastrës të lënduarin, 34- vjeçarin, Gentian Liti, i cili pas mjekimit është rikthyer në banesë. Në momentin e shpërthimit, të pestë anëtarët e familjes Liti, kanë qenë brenda në shtëpi, por asnjëri prej tyre nuk kanë pësuar dëmtime fizik, përveçse disa gërvishtje në kokë që ka marrë 34-vjeçari, i cili mendohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit me tritol.

Policia ka marrë në pyetje të dëmtuarin, anëtarët e tjerë të familjes si dhe fqinjët, për të mësuar më shumë mbi shpërthimin. Ai ka dhënë detaje, të cilat kanë qenë mjaft kontradiktore me njëra-tjetrën për grupin hetimor, duke lënë të dyshohet se bëhet fjalë për një hakmarrje personale ndaj tij. Gentian Liti nuk ka preferuar të flasë shumë përballë interesimit të specialistëve të Policisë Kriminale. Njëkohësisht edhe anëtarët e tjerë të familjes, gjatë deklarimeve të tyre në Polici, nuk kanë përjashtuar asnjë pistë për ngjarjen e ndodhur, por që në të gjitha rastet, kanë kërkuar zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje tronditëse, e cila përsëritet pas pesë vitesh.

Në korrik të 2013, automjeti i Gentian Litit ishte shënjestër e lëndës plasëse, ndërkohë që autori i vendosjes së tritolit nuk u gjend. Pista e vetme ku heton grupi hetimor i ngritur me këtë rast, është ajo e një konflikti mes Gentian Litit dhe personave të tjerë të dyshuar, që përbëjnë sekret hetimor. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë për gazetën se, Liti u detyrohet shuma të mëdha parash disa personave. Por, këtë fakt, vetë i dëmtuari e ka mohuar me ngulm duke shprehur se çfarëdolloj detyrimi financiar që ka pasur ndaj personave, i ka likuiduar.

Sipas skemës së ndërtuar nga grupi hetimor, lënda plasëse është vendosur në portën dytësore hyrëse për në ambientet e brendshme të shtëpisë dy katëshe. Autori është hedhur nga muri, i cili kalohet lehtësisht, ka vendosur sasinë e tritolit dhe është larguar më pas. Nga skema e ngritur, më tepër bëhet fjalë për një paralajmërim sesa për atentat ndaj anëtarëve të familjes. Shpërthimi ka shkatërruar tri dyer, dritaret komplet si dhe pajisjet elektroshtëpiake dhe sistemin e furnizimit elektrik. Sasia e lëndës shpërthyese mendohet të ketë qenë gati 100 gramë, ndërkohë që oshtima e shpërthimit u dëgjua gati 1.5 km larg./Panorama

Related Posts

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis
Kryesore

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

09/09/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shkëlqen sulmuesi i Shqipërisë U19, shënon 3 gola me ekipin gjerman në ndeshjen e Ligës së Kampioneve për të rinj

Shkëlqen sulmuesi i Shqipërisë U19, shënon 3 gola me ekipin gjerman në ndeshjen e Ligës së Kampioneve për të rinj

09/09/2026
Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al