Fation Hoxha, bashkëjetuesi i Merushe Hazizit, e cila u ther me thikë nga vjehrri i saj Xhevahir Hoxha, ka rrëfyer si u njoh me të ndjerën. Në një intervistë në “News 24″, ai tregoi se punonte si taksixhi dhe shkonte shpesh në shtëpinë e saj.
Sipas tij, ata shkëmbyen numrat e telefonit dhe në atë kohë Merushja i tha se kishte probleme në martesë. Fation Hoxha rrëfeu se gjatë periudhës që është lidhur me të ndjerën e dhunonte ish bashkëshorten e tij, me të cilën kishte edhe një djalë të mitur.
Ai u shpreh se ish-gruaja e dinte për lidhjen e tij jashtë martesore dhe u largua me dëshirë nga shtëpia. I riu tregoi se njihej me familjarët dhe ish-burrin e 30-vjeçares përpara se të niste një romancë me të, madje “hanin e pinin së bashku”.
Ai tregoi se ish-bashkëshortin e Merudhes, Anduelin ishte takuar në kafe dhe kishin biseduar: “Piva kafe dhe më tha mos shko më tek shtëpia e Merushes e iku në Greqi.”
“Kishim 4 vite së bashku. Nuk jetonim shumë larg, shkoja tek shtëpia e saj se kisha makinë si taksixhi. Kam lënë të afërm të Merushes në shtëpinë e prindërve të saj, aty u njohëm dhe shkëmbyem numrat e telefonit. Të dy ishim të martuar, martesa e saj nuk ecte mirë. Dilnim për kafe.
Kur u lidha me nusen e dërgova disa ditë tek prindërit e saj, i thashë rri disa ditë. U ndamë, ajo u martua me tjetër në Durrës. Ajo e dinte që isha lidhur me Merushen, iku vetë. Njohu diku tjetër në Durrës. Prindërit e mi nuk e pritën mirë Merushen, atë mentalitet kanë në fshat, ia nxinë jetë. Me ishin gruan jam njohur me mblesëri, edhe Merushja me ish-burrin. Ajo më thoshte që nuk e dua ish-burrin. Jo, ai nuk e dhunonte. Thjesht nuk ‘shkoj’ thoshte. Ai kur e mori vesh lidhjen erdhi tek shtëpia, e njihja ish burrin e saj, kisha ngrëne me të kam, pirë. Krijova lidhja edhe me vëllezërit e Merushes, u bëmë shokë, flisja njëkohësisht me Merushen. S’është e vërtetë qe e kam dhunuar Anduelin, njëherë e kam takuar, piva kafe dhe më tha mos shko më tek shtëpia e Merushes e iku në Greqi.
Prej dy vitesh ajo nuk i takonte fëmijët. Ne jetonim në Fier me qira, sepse prindërit e mi nuk e donin. Ajo s’shkonte të takonte fëmijët se familja i saj i thoshin hajde vetëm, por nuk pranonte. Se di pse nuk më pranonin, më njihnin. Kam ngrënë dhe pirë me ta. Si e pranon një burrë të martuar, por se dinim si i kishim gjërat. Familjes sime i thashë do marrë këtë, por nuk ishin dakord. As ish gruan time nuk e trajtonin mirë ata, nuk na hahej muhabeti, kishim debate”, u shpreh Fation Hoxha.
E ke dhunuar ish-gruan?
“Thjesht kështu me fjalë e me gjëra, po ndonjëherë edhe e kam dhunuar. Ajo s’ma ka ndaluar djalin që ta takoj, djali është në shtëpinë time. Erdhi e la aty, tha mbaje disa ditë”, tha Fation Hoxha.