• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha i vendosur për djegien e mandateve: Mbajeni vëmenden tek ky moment

18/02/2019
Basha i vendosur për djegien e mandateve: Mbajeni vëmenden tek ky moment

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha nga selia e partisë që drejton se ky është një moment kyç për historinë e Shqipërisë duke kërkuar edhe vëmendjen e mediave. Sipas tij, Parlamenti është ilegjitim pas publikimit të skandalit të vjedhjes së votave nga Zëri i Amerikës.

Pjesë nga fjala e Bashës për mediat.

Sot ka ndodhur një akt i paprecedentë në historinë e pluralizimit. E gjithë opozita ka marrë një vendim për t’iu bindur urdhrit të qytetarëve që u derdhën në protestën e 16 shkurtit.

Edi Rama nuk është më kryeministri i shqiptarëve. Është kapur nga prokuroria shqiptare dhe është demaskuar nga Zëri i Amerikës si hajduti i zgjedhjeve të 2017-s. Parlamenti nuk është legjitim dhe ky është shkaku i pasojave që mblodhi qytetarët në shtet. Është kolapsi total i sistemit arsimor, është papunësia, varfëria ulur këmbëkryq. Është gjendja e shëndetësisë shqiptare, është ekonomia dhe emigracionit që po zbraz Shqipërinë. Janë këto probleme që kërkojnë zgjidhje. Edi Rama nuk mund t’i japë këto zgjidhje për arsye se qeveria e tij është produkt i krimit dhe oligarkëve.

Pas u kap duke vjedhur 30 mln euro tek Unaza me një kompani që nuk ekziston, nuk shkon askush në burg. Asgjë tjetër nuk e shpjegon se si mund të zhvendoset lumi i Lanës pak më tutej për të mbrojtur pronën e një trafikanti droge me projekt 60 mln euro. Ky është shteti i kapur nga krimi. Ky nuk është shteti që shqiptarët duan dhe meritojnë dhe këtë shqiptarët e treguan me protestën më të madhe me Shqipërinë më të rrudhur demografikisht në 28 vite. Ndaj, mbajeni vëmendjen tek ky moment kyç i historisë tonë, që është një moment bashkimi, vetëdijësimi dhe qëndrese. Do të ketë një të ardhme për shqiptarët. Ne jemi të vendosur t’i prijmë betejës.

Related Posts

5 vendet sekrete që qeveritë (dhe shkencëtarët) ia kanë ndaluar publikut
Argjiro +

5 vendet sekrete që qeveritë (dhe shkencëtarët) ia kanë ndaluar publikut

01/08/2026
11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Belgjika thyen Italinë, fiton Franca e Zidane-t në Nations League

VIDEO/ Belgjika thyen Italinë, fiton Franca e Zidane-t në Nations League

25/09/2026
“Atmosfera pozitive para Shqipërisë”, trajneri i Bjellorusisë: Jemi gati, i njohim pikat e dobëta të kundërshtarit

“Atmosfera pozitive para Shqipërisë”, trajneri i Bjellorusisë: Jemi gati, i njohim pikat e dobëta të kundërshtarit

25/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al