Prej më shumë se 2 muajsh Bashkia Sarande nepermjet nje tenderi, ka lidhur nje kontrate per atë qe nga ana e bashkise përshkruhet si “përkujdesjen e kafshëve të rrugës (sterilizim, vaksinim dhe matrikulim i qenve endacak meshkuj”. E thënë më thjeshtë, do të tredhen qentë meshkuj. Vlera maksimale e tenderit ka qene 3 milione e 333 mije leke te vjetra dhe fituesi eshte shpallur ofertuesi i vetem me 3 milione e 300 leke te vjetra, pra me nje oferte vetem 33 mije leke te vjetra me pak nga vlera maksimale.