Bora zbardh disa zona të Shqipërisë. Kështu këtë mëngjes tuneli i Rrugës së Kombit në Kukës është mbuluar nga reshjet e para të dëborës. Për momentin rruga është e kalueshme nga automjetet. Po ashtu edhe qyteti i Korçës është zgjuar i zbardhur nga dëbora ditën e sotme.
Nga raportimet e para, mësohet se ndërsa dëbora ka zbardhur qytetin por edhe zonat përreth. Me fillimin e reshjeve të dëborës, kanë nisur edhe problemet me qarkullimin e mjeteve, kë në disa akse rrugore që lidhin këtë qytet me zonat e tjera. Konkretisht probleme në qarkullimin e mjeteve kanë akset: Korçë-Qafë Thanë, Korçë-Ersekë. Korçë-Kapshticë. Korçë-Prespë.