I gjithë opinion publik në Itali, u trondit nga një ngjarje e rëndë ditën e djeshme.
Një shqiptar, pas një sherri që pati me gruan, mori thikën dhe e masakroi atë, në sy të djalit vetëm 8 vjeç.
Ditën e sotme kanë folur miqtë dhe kolegët e Migena Kellezit, i cila u vra nga burri i saj, Dritan Sulollari.
“Ishte gjithmonë e qeshur. Nuk mund të japim asnjë shpjegim për tragjedinë” thonë ata të tronditur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Itali.
Prej disa kohësh, Migena punonte në një dyqan telefonash në qendrën tregtare Tiare Villesse, dhe sipas kolegëve, ajo ishte përshtatur shumë mirë me ambientit dhe e kishte përvetësuar gjuhën italiane në mënyrë të përkryer, aq sa nuk dukej që ishte e huaj.
Të pyetur nga mediat italiane, nëse kanë pasur dijeni për marrëdhëniet që ka pasur ajo me burrin, kolegët shprehen se nuk kanë pasur dijeni për raportet që ka pasur me bashkëshortin.
“Ajo kurrë nuk fliste keq. Nuk ia kishim idenë më të vogël se mund të ndodhte kjo dramë. Migena ishte gjithmonë në dizpocion të djalit të saj. E shikonte me sytë e një nëne të dashuruar. Djali ishte mendimi i parë i saj pak kohë për të hyrë në intimitet. Na fliste për djalin, tamam si mamatë tipike që mbrojnë thesaret e tyre”., -shprehen ata.
Krimi makabër ndodhi ditën e djeshme në banesën e tyre, ku Sulollari, mori thikën duke ia nguluar në fyt gruas, duke e lënë të vdekur në vend.