Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social një denoncim të ardhur nga “qytetari dixhital” në lidhje me aplikimet për vende pune në policinë e shtetit.
Sipas ish kryeministrit, konkurset në polici po manipulohen dhe fituesit janë zgjedhur paraprakisht.
STATUSI:
Denoncohet kallp konkursi i Evinit dhe Vasal Kimikut te tij si mashtrim i ulet!
Lexoni mesazhin e aplikuesit dixhital. sb
Pershendetje Doktor Berisha! Para një muaji policia e lleshit hapi aplikimet në polici për 150 vende për studentët e degëve juridik, informatikë dhe ekonomik. Dje doli rama me lleshin edhe njoftuan per fituesit. Nga 150 qe ishte njoftuar vetem 50 u shpallen fitues edhe këta pa asnjë transparencë dhe asnjë njoftim. Nuk dim se cfarë tbëjm me këtë shtet dhe ku të ankohemi. Rrespekte dhe gjithë të mirat të urojë!