Në Gjirokastër vijon puna për ndërtimin e parkingut nëntokësor në sheshin “Cerciz Topulli”. Projekti është realizuar në masën më të madhe të tij, por punimet pritet të vijojnë të paktën edhe përgjatë këtij viti. Më pas sheshi mbi parking do të kthehet në zonë pedonale. Kapaciteti i parkingut është rreth 300 vende dhe pritet t’i japë zgjidhje fluksit të automjeteve që mbërrijnë për në zonën muzeale të qytetit. Investimi kryhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Më poshtë disa foto të LSA nga kantieri. ©argjiroja.net