Në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij tip ‘Volvo’, shtetasi Betim Kastrati 38-vjeç banues në Durrës. Kastrati ishte punonjës në Portin e Durrësit. Makina ku u gjet 38 vjeçari ishte e ndezur.
38-vjeçari dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të zbardhur dhe sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.
Njoftimi i Policisë
Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.
Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.