• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Erdhëm me varkë në vitin ‘91’, flet vëllai i biznesmenit shqiptar që humbi jetën në aksident

11/04/2022
‘Erdhëm me varkë në vitin ‘91’, flet vëllai i biznesmenit shqiptar që humbi jetën në aksident

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti. Viktima është identifikuar si Lorenc Beqari, i cili humbi kontrollin e automjetit të tij tip “Alfa Romeo”, ndërsa ngjarja u regjistrua në Durazzanino, në kufirin midis provincave Forli-Cesena dhe Ravenna. Beqari po shkonte të takonte të dashurën, një personazh i njohur në Itali, Sandra Tampieri, e cila ka qenë showgirl në Maurizio Costanzo Show. Ajo është shprehur e tronditur nga aksidenti, teksa ka deklaruar ‘do të doja të vdisja dhe unë me të’.

Për mediat italiane ka reaguar edhe vëllai i vogël i Lorencit, Orges Beqari. “Më mungon shumë, tani pushofsh në paqe vëlla, të kam dashur gjithmonë,” shprehet ai.

“Ne mbërritëm në Ravenna 30 vjet më parë, në vitin ‘91, me një varkë që u nis nga Shqipëria, nuk dua ta kujtoj,” thotë Orgesi i prekur.

“Ai ishte më i miri nga të gjithë, një njeri i mirë. Tani do fillonte një punë të re. Më parë ka punuar me vëllanë tim, Gentianin që ka një firmë dhe bënte punë të ndryshme, deri edhe bojaxhi shtëpish. Tani duhej të fillonte të drejtonte furgonat para dhe pas transporteve të jashtëzakonshme, ishte i lumtur. Edhe e dashura e tij, Sandra, që punon si roje plazhi. Djali i saj erdhi të më takojë sot, tha se mami nuk është mirë. Kur dëgjoi lajmin, u sëmur”.

Orgesi kujton herën e fundit që pa vëllain e tij: “Të shtunën pak para se të nisej për të shkuar te Sandra në Forli. Ishte me prindërit e mi dhe po luante me nipin. Të gjithëve do na mungojë shumë”.

Related Posts

Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026
Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë
Kryesore

Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë

10/11/2026
Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi
Kryesore

Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al