• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fermeri kërkon ndihmë: Po më ngordhin ҫdo muaj lopët

25/10/2024
Fermeri kërkon ndihmë: Po më ngordhin ҫdo muaj lopët

Fermeri Refat Pashaj nga fshati Gjonç i Fierit ankohet në Fiks fare se pothuajse çdo muaj i ngordh nga një lopë ose viç i fermës së tij të vogël

Askush nuk i bën analiza, askush nuk i tregon arsyen e shfarosjes nga dita në ditë e kopesë së tij. Refat Pashaj tregoi për Fiksin se se ka një fermë të vogël, të ngritur më shumë mund e sakrifica. Kishte 15 kokë lopë e viça, por prej 2 vitesh ka ngordhje të vazhdueshme të lopëve. Ai tregoi se ne gusht e në korrik i ngordhën 2 lopë dhe shërbimi veterinar nuk bëri asgjë.

“Më ngordhën lopët, edhe groposjen e bëra me lekët e mia, më vonë mi kthyen. Edhe analizat i bëra vetë, por unë nuk kuptoj përse ngordhin. Askush nuk do të dijë se çfarë ndodh në këtë fermën tonë. Kam kërkuar ndihmë kudo, po asnjë përgjigje për zgjidhje nuk kemi marrë”, thotë ai.

Refati akuzon shërbimin veterinar të zonës për mospërfillje të situatës me lopët e fermës së tij. Ai sqaron se ka telefonuar shërbimin veterinar por ky i fundit asnjëherë nuk i përgjigjet. Qytetari i tregon Fiks Fare përgjigjen e analizave që çoi në ISUV herën e parë vetë, për ngordhjen e datës 29 korrik 2024. Analiza për të cilat veterineri përgjegjës i zonës, Zoti Muharrem Idrizi, nuk është në dijeni.

Veterineri i zonës Muharrem Idrizi na tha se e njeh situatën e kësaj ferme lopësh, ku sipas tij gjendja e lopëve dhe ngordhja e tyre, vjen si rezultat i kequshqyerjes dhe keqarritjes së tyre, ambientit tepër të vogël ku fermeri i mban.

Edhe pse pranon se e kanë konstatuar disa herë këtë problem,nuk kanë marrë masa. Dy muaj më vone, ne shtator 2024, fermerit Pashaj i ngordhën përsëri dy lopë. Këtë herë fermeri ka dërguar në redaksinë e Fiksit videot e groposjes së lopëve, dhe marrjen e materialit të tyre për analizim. Gjithashtu ka siguruar një video ku veterineri i shpreh që ka shkuar “njerëzisht dhe jo ligjërisht. Vetë veterineri i zonës, zoti Idrizi, thotë se u mor material për analizim, por në fakt analizat nuk u bënë asnjëherë.

Edhe pse u mor material për analizim, shërbimi veterinar u mjaftua vetëm me përpilimin e procesverbaleve, për të qenë në rregull me procedurën,pasi mostrat nuk u dërguan asnjëherë në ISUV. Këtë e konfirmoi veterineri në një telefonatë me fermerin,ku pranon se nuk u çuan për analizim asnjë prej mostrave të marra para groposjes së kafshëve të ngordhura, pra askush nuk nxori shkakun e vërtetë të ngordhjes

Këtë e vërtetoi edhe përgjigja e Drejtorisë së mbrojtjes së bimëve dhe kafshëve në Vlorë,e cila zyrtarisht ka nisur për Fiksin vetëm përgjigjet e analizave të korrikut dhe jo të ngordhjeve të shtatorit./Top Channel

Related Posts

Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi
Kryesore

Gjirokastra po zbrazet, qarku me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri

12/05/2026
E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot

12/05/2026
Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar
Kryesore

Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar

12/05/2026
Kryesore

Kapërceu stallat dhe u fsheh në shkurre, ndjekje si në filma e shqiptarit të kërkuar për grabitje në Greqi

12/05/2026
Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur
Blog

Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

12/05/2026
“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP
Kryesore

“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sharon Stone në zi, humb vëllain e madh pas një sëmundjeje të gjatë

Sharon Stone në zi, humb vëllain e madh pas një sëmundjeje të gjatë

13/05/2026
Kualifikueset e Botërorit për vajza, UEFA i beson gjyqtareve nga Shqipëria

Kualifikueset e Botërorit për vajza, UEFA i beson gjyqtareve nga Shqipëria

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al