Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me D.V.P. Vlorë është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: K.H., 43 vjeç, banues në fshatin Lezhan, Vlorë, pasi: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka lëshuar urdhërin, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.