Një 41-vjeçar banues në fshatin Bastar të Tiranës, akuzohet për veprën penale ‘Mashtrim’. Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur ndaj B.H, masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Policia nuk jep më shumë detaje rreth mashtrimit që ka kryer ky shtetas, por duke iu referuar njoftimit, ku saktësohet neni 143/3 i Kodit Penal, kemi të bëjmë me veprën penale ‘Manipulimi i çmimeve dhe përhapja e informacionit të rremë’.
© ArgjiroLajm.net