• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hipokrizia e zyrtarëve në Gjirokastër me 5 Majin, zhduken kurorat me lule plastike nga Varrezat e Dëshmorëve (FOTO)

05/05/2019
Hipokrizia e zyrtarëve në Gjirokastër me 5 Majin, zhduken kurorat me lule plastike nga Varrezat e Dëshmorëve (FOTO)

Sa herë vjen 5 Maji, 28-29 Nëntori apo 18 Shtatori ndodh edhe diçka tjetër e çuditshme në Gjirokastër teksa ndjek homazhet që bëhen në Varrezat e Dëshmorëve apo tek shtatorja e heroit Çerçiz Topulli. Kurorat me lule që çojnë në varreza i lenë aty disa minuta, thjesht për efekt fotosh e kamerash. Nëse shkon pak më vonë kurorat janë zhdukur. Po çfarë ndodh? Punonjësit e Bashkisë Gjirokastër, Këshillit të Qarkut apo institucioneve të tjera i heqin kurorat për t’i magazinuar sepse u duhen për herë tjetër.

Janë kurora me lule plastike që kushedi sa vjet kanë që përdoren. Zyrtarët i marrin në dorë sa për foto dhe më pas punëtorët i heqin sërish. Ne shkuam në Varrezat e Dëshmorëve pasi kishte përfunduar ceremonia dhe gjetëm vetëm një kuror të Prefektit të qarkut, Astrit Aliaj. Ishte kuror me lule natyrale, që dëshmon në fakt se prefekti e ka të vërtetë homazhin ndaj dëshmorëve. Është kujdesur që kurora të ishte me lule natyrale dhe u la aty ku e kishte vendin.

Ndërsa gjithë kurorat e tjera me lule plastike u zhdukën për në magazinë. Aq duheshin sa për të bërë foto Zamira Rami, Flamur Golemi, Armand Hila, Dasho Aliko, Krenar Kulla dhe me radhë gjithë zyrtarët e tjerë. Çfarë hipokrizie! Vetëm nderim ndaj Dëshmorëve të Atdheut nuk quhet ky, kur zyrtarët tanë s’janë në gjendje t’u lenë të rënëve në luftë as një kuror me lule. Të vetmet lule të freskëta dhe që ngelen mbi varret e dëshmorëve janë ato që u kanë sjellë familjarët e tyre, që u kanë sjell veteranët. Kurorat me lulet e zyrtarëve janë hipokrizi e gjallë. Nëse u shton edhe fjalimet e tyre bajate, shpesh copy paste, situata bëhet akoma më qesharake.

©argjiroja.net 

Related Posts

Kryesore

Policia zbardh vrasjen në Memaliaj, 3 të arrestuar, 2 në kërkim

22/04/2026
Vrasje në Memaliaj, policia zbardh detaje nga ngjarja
Kryesore

Vrasje në Memaliaj, policia zbardh detaje nga ngjarja

21/04/2026
Shqipëri-Greqi, 1-0
Kryesore

Vizita në Athinë, Mitsotakis do të presë Ramën në zyrë

21/04/2026
Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit, Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet (VIDEO)
Kryesore

Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit, Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet (VIDEO)

21/04/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj
Kryesore

Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj

21/04/2026
Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore
Kryesore

Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore

20/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Debat në rrjet pas postimit të Reese Witherspoon për inteligjencën artificiale, reagon aktorja

Debat në rrjet pas postimit të Reese Witherspoon për inteligjencën artificiale, reagon aktorja

23/04/2026
Adioni në një lidhje me këtë këngëtare të njohur?

Adioni në një lidhje me këtë këngëtare të njohur?

22/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al