• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ilir Meta, detin e jap… nëse ma kërkoni mua!

30/05/2022
Ilir Meta, detin e jap… nëse ma kërkoni mua!

Nga Arbër Hitaj

Betejat e politikës me Greqinë kanë rezultuar pothuajse gjatë gjithë 30 viteve demokraci me humbje dhe përulje të dukshme. Luanë në opozitë dhe kunadhe në qeverisje, institucionet shqiptare kanë vuajtur nga një mungesë e madhe vizioni dhe qartësie në orientimin e politikës së jashtme. Për të parë këtë mjafton të shohësh qëndrimet e Sali Berishës dhe Ilir Metës ndaj Turqisë.

Kur ishin në pushtet dhe fijet e interesit shtetëror ishin për afrim ata jepnin çdo koncesion të mundshëm, Albtelecom, miniera, metalurgjiku e shumë e shumë të tjera. Tani janë kthyer në dashnorët më të mëdhenj të kombit! Lufta ndaj Greqisë në ekranet e mediave është e pamëshirshme! Së fundmi lufta po shtrihet me imperializmin amerikan, kundër të majtëve që kanë marrë peng Shtëpinë e Bardhë. Çlirimi është i afërt pa dyshim!

Ish-kryetari i LSI, Petrit Vasili pak ditë më parë pas intervistës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, tha se është e qartë, Rama do të shesë detin te Greqia, Meta po bëhet pengesë! Kalorësit kombëtar me ushtën e nacionalizmit po luftojnë me çdo armik, me Vuçiçin e Serbisë luftë, me Erdoganin e Turqisë po ashtu. Në ditën e vizitës së tij Meta nderoi heroin kombëtar Gjergj Kastriotin! Mjaftueshëm apo jo?!

Sot në mënyrë të beftë presidenti Ilir Meta, mbajti një konferencë për mediat duke thënë se për çështjen e detit ajo që tha ministri i Jashtëm grek nuk qëndron, pasi atij nuk i ka ardhur asnjë kërkesë për të dhënë aprovim. Kur i ka ardhur e ka dhënë pa mëdyshje! E deshifruar ai do e jepte lejen, por Edi Rama thjesht nuk ia ka kërkuar! Bashkë me taborët e tij, pasi lëshoi lumenj me akuza ndaj Ramës se do të shesë detin te grekët, Meta thotë se deti mund të “shitet”, nuk është problem! Madje shfajësohet edhe te ministri grek.

E rëndësishme që të më pyesin mua, të jenë transparent me atë, nuk ka rëndësi deti në vetvete. Kjo është luftë e vërtetë ‘sovranistësh’, nga njerëz që janë gati t’i japin të gjitha mjafton ti “pyesin”. Tani pritet edhe foltorja dhe kuadri plotësohet! Pra kur janë në qeveri ose pushtet që është vendimmarrja më kryesore këta pseudonacionalistë heshtin, por kur është momenti i opozitës që nuk kanë përgjegjësi premtojnë.

Por, a ishte Sali Berisha në qeverisje me Ilir Metën, që shitën detin te Greqia që u bllokua përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese! A është ky një precedent që duhet të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë si do të bëhet? Ilir Meta në javët e fundit që i kanë mbetur duhet të fliste si duhet të vinte zgjidhja, duhet të fliste si president, por jo edhe njëherë ai foli si një politikan, pseudonacionalist!/ Shqiptarja.com

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

7 ditë pushim, surprizon Amorim, Milan në ndjekje të Tresoldit dhe Endrick

7 ditë pushim, surprizon Amorim, Milan në ndjekje të Tresoldit dhe Endrick

11/11/2026
“Alarm i kuq” tek Inter, Chivu humbet sulmuesit, ndaj Atalantës i gatshëm vetëm Pio Esposito

“Alarm i kuq” tek Inter, Chivu humbet sulmuesit, ndaj Atalantës i gatshëm vetëm Pio Esposito

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al