Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa ka reaguar pas keqinterpretimit të disa mediave në lidhje me intervsitën e tij për ‘Zërin e Amerikës’ ku deklaroi 12 kërkesa për azil në shtete të ndryshme të BE dhe për 34 gazetarë dhe punonjës mediash që emigrojnë dhe janë në procedurat për marrje shtetësie tjetër.
“Saktësim për disa prej mediave që fallsifikojnë dhe keqservirin disa të dhëna të publikuara në intervistën e kryetarit të UGSH-së, gazetarit Aleksander Çipa
Në Intervistën për “Zerin e Amerikes”, kryetari i Unionit të Gazetareve Shqiptare , zoti Aleksandër Çipa, deklaron me zërin e tij për 12 kërkesa për azil në shtete të ndryshmë të BE dhe për 34 gazetarë dhe punonjës mediash që emigrojnë dhe janë në procedurat për marrje shtetësie tjetër.
Nuk e kuptojmë se kush e ndryshon shifrën dhe e keqinterpreton atë?!!! UGSH është organizata që ka përgjegjësinë për çdo të dhënë që publikon dhe mban të dhëna periodike për situatën dhe gjendjen e komunitetit të gazetarëve në vend. Keqinterpretimet dhe ndryshimi i statistikave që nuk përkojnë me ato zyrtaret dhe aq më tepër me të dhëna të publikuara me zerin e përfaqesuesve të organizatës sonë, janë në mos dashakeqësi, interpretime per interesa politike apo qëllime të tjera që s’kanë të bëjnë aspak me UGSH.
Organizata jonë vazhdon të mbetet nje strukturë aktive dhe ne kurajo të përhershme për mbrojtjen e anëtarëve të saj dhe të komunitetit të gazetarëve në përgjithësi”, shkruhet në reagimin e UGSH.